Friday, December 27, 2024

“Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi”, reagon këngëtarja: Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben?

Dy ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të dielën Greqinë.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut e Kosovë.

Lidhur me këtë reagimet në rrjet kanë qenë të shumta në mesin e tyre edhe disa batuta.

Në një të tillë që është shpërndarë në rrjete sociale thuhet ‘Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi’.

Kjo ka bërë që të kishte një replikë nga këngëtarja e njohur shqiptare duke thënë se këta njerëz ia ka lënë Zotit.

Reagimi i plotë i Fifit

“Dhe ja pra miq të dashur…kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma.. ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë..po si puna ime, sa janë?

Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme?

Ka Fifi apo njerëzit me Fifin?

Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?

Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben?

Sa njerëz të tjerë plasin e mundet edhe t’i bëjnë dëm vetes?

Marre..Marre..Marre!

Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles