Një ngjarje aspak e zakonte ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ndërsa banorët ndodheshin jashtë duke bërë muhabet, një person thërret pas mureve të shtëpisë Donaldin.
“O Donald, o maskara”, dëgjohet një zë mashkulli.
Vajzat e pyesin se kush është, dhe ai përgjigjet duke thënë: “Jam fans i Borës. Ke bërë gabimin më të madh”.
Donaldi nuk bën asnjë reagim, ndërsa fytyra e tradhton. Ai u pre komplet, ndërsa Beatrix përsëriti fjalët.
Pas kësaj situate banorët filluan të shqetësoheshin për sigurinë e tyre brenda shtëpisë vip.