Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Zbardhet një tjetër detaj nga vrasja e biznesmenit në Dajt! Rruzhdi Hoxha përgjohej, lëvizja që bëri prokuroria para ngjarjes
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Zbardhet një tjetër detaj nga vrasja e biznesmenit në Dajt! Rruzhdi Hoxha përgjohej, lëvizja që bëri prokuroria para ngjarjes
Aktualitet

Zbardhet një tjetër detaj nga vrasja e biznesmenit në Dajt! Rruzhdi Hoxha përgjohej, lëvizja që bëri prokuroria para ngjarjes

Last updated: November 10, 2021 09:49
4 Min Read
SHARE
Banner

Ditën kur është rrëmbyer dhe më pas vrarë nga miku i tij, Ferdinand Rrushi, Rruzhdi Hoxha, rezulton të ketë qenë në përgjim telefonik nga prokuroria e Tiranës. Shkak për vendosjen në përgjim të Rruzhdi Hoxhës së bashku me dy miqtë e tij me inicialet, Gj.L dhe E.Gj, ka qenë një kallëzim i bërë nga kompania e ndërtimit “Salillari”.

Kallëzimi është bërë në ditët e para të muajit Tetor 2021, pranë komisariatit të Vorës, zonë në të cilën ka qendrën dhe përqendrimit të makinerive kompania “Salillari”.

Sipas kallëzimit të bërë nga “Salillari” në komisariat, i cili më pas është referuar për hetime të mëtejshme në prokurori, rezulton se tre personave, janë vënë re nga rojet e kamerat e sigurisë se kishin tentuar të hynin brenda perimetrit rrethues të kompanisë së ndërtimit, që ndodhet në fshatin Marikaj të Bashkisë Vorë.
Për shkak se ata janë parë nga roja i kompanisë, të tre personat janë larguar me vrap. Për këtë fakt është depozituar një kallëzim penal dhe policia e prokuroria e Tiranës, qysh prej fillimit të muajit Tetor 2021, kishin nisur hetimet për akuzën e “Vjedhjes së mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Duke parë pamjet filmike të kamerave dhe informacioneve të mbledhura në rrugë operative, policia dhe prokurorët e Tiranës, kanë vënë në përgjim telefonik tre personat, Gj.L, E.Gj dhe shtetasin Rruzhdi Hoxha, si njerëzit që atë pasdite Tetori, kanë dashur të vjedhin në zyrat qendrore të kompanisë “Salillari”.

Në fakt prezencën në ambientet e kompanisë “Salillari” të Rruzhdi Hoxhës, së bashku me Gj.L dhe personin tjetër, e ka përmendur në dëshminë e tij dhe E.Hoxha, djali i Ruzhdiut.

Ai ka treguar se babai i tij, i kishte pohuar një ditë se kishin marrë një ofertë nga një person tjetër, që kundrejt 200 mijë eurove të digjnin me benzinë kamionët dhe makineritë e kompanisë “Salillari” në Marikaj.

Djali i viktimës nuk jep detaje shumë konkrete mbi personin që ka dashur me çdo kusht djegien e biznesit të kamionëve të “Salillarit”.

Por dëshmia e tij përputhet me përgjimin që ishte iniciuar, pas kallëzimit penal, për akuzën e Vjedhjes të bërë në policinë e Vorës nga Salillari.

Ky përgjim ka vijuar të jetë aktiv deri në mesnatën e datës 21 Tetor 2021, ku bisedat e fundit viktima Rruzhdi Hoxha, i ka bërë me Ferdinand Rrushin, por numri ishte i regjistruar me emrin e një tjetër qytetari.

Përgjimi telefonik që Rruzhdi Hoxha ishte vënë për llogari të procedimit penal për vjedhje, ka ndihmuar policinë dhe prokurorinë të dinin dhe drejtimin e lëvizjes së viktimës, për shkak të pasjes në monitorim të qelizës telefonike.

Mediat bëjnë me dije se shkëputja e qelizës, është bërë pikërisht në zonën e malit të Dajtit, zonë në të cilën besohet se Ferdinand Rrushi, ka bërë vrasjen dhe më pas ka thyer dhe aparatin e celularit, që ishte vënë në përgjim nga prokuroria. Këtu është ndërprerë çdo lloj komunikimi, ndërsa hetuesit kanë menduar se Ruzhdi Hoxha, ka mbyllur telefonin ose kishte shkatërruar kartën, pasi mund të ishte vënë në dijeni të përgjimit.

Apeli i Policisë së Shtetit: Mjetet e vogla lundruese të shmangin detin në këto orare
Dhunoi vjehrrin, arrestohet 34-vjeçarja, fëmija 1-vjeçar dërgohet pranë saj në burg
“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin
Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
TAGGED:rruzhdi hoxhavrasje

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ndryshime të papritura në punë, do të ndërmerrni hapa të rinj, parashikimi i yjeve për sot
Next Article Martohet nëna e këngëtares së njohur shqiptare, dalin pamjet nga ceremonia

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ja 3 shenjat e horoskopit më të favorizuara nga Jupiteri/ Mundësi të reja dhe ndryshime pozitive…
Horoskopi
July 29, 2026
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Botë
July 29, 2026
Gratë me cikël në Mal të Zi do të marrin dy ditë pushim të paguar!
Kuriozitete
July 29, 2026
“Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit
Profili i Vipave
July 28, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Lamtumira për Enrik Mehmetin, Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet në teatrin “Petro Marko”

July 19, 2026
Aktualitet

Moti i kthjellët me temperatura të larta në të gjithë vendin

July 18, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

July 18, 2026
Politikë

Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve

July 18, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?