Wednesday, December 25, 2024

​Miliarderja më e re në botë shpërblen punëtorët e saj me nga 10 mijë dollarë

Miliarderja më e re në botë, Sara Blakely, ka shpërblyer bujarisht punonjësit për suksesin e firmës së saj Spanx.

Spanx u vlerësua në 1.2 miliard dollarë, pasi firma e investimeve Blackstone bleu shumicën e aksioneve të kompanisë, andaj themeluesja e brendit vendosi të ndajë pasurinë me ekipin e saj.

Sara Blakely organizoi një festë për suksesin e kompanisë dhe u tha punonjësve të saj se do t’i shpërblente pasi pa punën e tyre, ajo nuk do të kishte sukses.

Ajo i informoi se secili prej tyre do të merrte 10.000 dollarë dhe dy bileta ajrore të klasës së biznesit për destinacionin e zgjedhur.

“Nëse do të shkoni në një udhëtim, mund të dëshironi të dilni për një darkë vërtet të këndshme, mund të dëshironi të dilni në një hotel vërtet të bukur, kështu që me dy bileta avioni ju merrni 10.000 dollarë secili,” shpjegoi ajo.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles