Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Lidhja që zgjati sa sezoni i plazhit, ç’ndodhi mes Andit dhe Melisës së “Për’puthen” që u lënduan nga ndarja dramatike
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Lidhja që zgjati sa sezoni i plazhit, ç’ndodhi mes Andit dhe Melisës së “Për’puthen” që u lënduan nga ndarja dramatike
Profili i VipaveTë famshëm

Lidhja që zgjati sa sezoni i plazhit, ç’ndodhi mes Andit dhe Melisës së “Për’puthen” që u lënduan nga ndarja dramatike

Last updated: August 21, 2021 17:00
7 Min Read
SHARE
Demo

Çifti i “Për’puthen” Andi dhe Melisa u bënë kryefjalë në media disa javë më parë, kur vendosën të deklaronin ndarjen publikisht. Ishte Melisa ajo që postoi statuse thumbuese e plot mllef, teksa fshinë fotot që kishin së bashku e po ashtu i bënë unfollow njëri-tjetrit.

Megjithatë, kjo zgjati për më pak se 24 orë, pasi ata u ribashkuan dhe Melisa tha se gjëra të tilla ndodhin në çdo çift dhe se zënka mes tyre nuk ishte serioze.

Demo

Ndërkohë, duket se ndarja ka ndodhur vërtet kësaj here dhe shumë dramatike. Kjo, pasi Melisa ka ndarë me ndjekësit disa vargje poezie për ndarjen, duke bërë që fansat të dyshojnë dhe të vënë re se ata nuk ndiqen më në “Instagram”.

Lexo edhe:

Dy aktorët e Portokallisë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”?
Rita Ora konfirmon bashkëpunimin me Yll Limanin?
Ish-banorja e BBVA i zë kolltukun e opinionistit në edicionin e 5-të Arbër Hajdarit?
Elsa Lila rrëfen momentin tragjik kur humbi nënën dhe përballjen me policët gjatë arrestimit

“Edhe kaq lehtë u shemb gjithçka përdhe! Të desha fort, por ti s’më dashurove!”, thuhet ndër të tjera në poezi.

Po ashtu, ata kanë fshirë edhe fotot me njëritjetrin duke lënë vetëm postime të përbashkëta për reklama të ndryshme edhe po duan, nuk mund t’i fshijnë pa kaluar një periudhë e caktuar kohore, sipas dispozitave të kontratave që kanë firmosur.

E pas Melisës, ka reaguar edhe Andi, duke lënë të kuptohet se kjo ndarje i paska lënduar shumë. Pas gjithë bujës së krijuar ka reaguar ai ka postuar një thënie në gjuhën angleze, që po merret si konfirmim se ndarja me Melisën ka qenë dramatike.

“Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë t’i lini ato të thyera, se sa të dëmtoni veten duke tentuar t’i bashkoni”, shkruhet në thënien në fjalë, ndërkohë që mendohet se kanë bërë sherr me njëri-tjetrin.

Kohët e fundit, ishkonkurrentët e “Për’puthen” që dolën çift nga programi po akuzohen se e gjitha ka qenë një lojë dhe se mes tyre nuk ka pasur ndjenja të vërteta. Melisa Lleshi dhe Andi Shehu kohët e fundit kanë ngritur sërish dyshimet se gjërat mes tyre nuk janë mirë dhe se mund t’i kenë dhënë fund lidhjes. 23-vjeçarja publikoi foto në llogarinë e saj, të cilat morën pëlqime dhe komente të shumta.

Mirëpo, një ndjekëse i shkroi: “S’të eci me këngën, tani po bëni lojë sikur jeni ndarë me Andin”. Melisës nuk i pëlqeu ky koment dhe vendosi që t’i përgjigjej publikisht, duke shkruar me arrogancë: “Nuk e kam ditur që më ndjekin njerëz të fëlliqur me mendje aq të ligë. Shkoni merruni me punët tuaja, mos më ndiq fare sa rrini më lodhni trurin me budallalliqet tuaja. Na jeni bërë të gjithë profesorë jete. Eccc, se e dini rrugën nga me shku”.

Por pavarësisht përgjigjes së Melisës, ndjekës të tjerë mendojnë njëlloj për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, pasi dikush tjetër i komentoi: “Thjesht mos na bëni si fëmijë se u lodhëm me këtë farë showbiz-i”.

Pak kohë më parë, Melisa nuk e ndiqte më Andin dhe madje fshiu të gjitha fotografitë që kishte me të në “Instagram”-in e saj. Të njëjtën gjë bëri edhe Shehu në “Instagram”-in e tij.

“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Iu vu pika muhabetit!”, shkroi Melisa në atë kohë. Megjithatë, nuk zgjati shumë dhe vetëm një ditë pas kësaj deklarate, Lleshi sqaroi se mes tyre kishte ndodhur thjesht një zënkë dhe se tani ishin sërish bashkë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Melisa Lleshi dhe Andi Shehi që u njohën në “Përputhen”, vetëm një muaj pas deklarimit të lidhjes, bënë plan të bënin dasmë dhe të sillnin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Çifti më i komentuar i momentit shpalosën detaje për lidhjen e tyre, duke iu përgjigjur edhe pyetjes se cili prej tyre mezi pret për fëmijë dhe martesë. Vetëm pak ditë pasi bënë publike lidhjen, Melisa dhe Andi u takuan me personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi.

Melisa dhe Andi e konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të ishkonkurrentes së “Përputhen”, “Leje”. Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion, duke u dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullonin në rrjet prej muajsh. Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në “Instagram” një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

E pasi mund të shfaqeshin publikisht bashkë, Andi dhe Melisa takuan menjëherë personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi. Ky i fundit ndau një video me dy ish-konkurrentët duke treguar se ishte surprizuar nga çifti. Konomi tha se ishte takuar rastësisht me ta dhe për të diskutuar gjatë takimit historinë e dashurisë së Melisës e Andit, që bëri lëmsh gjithë rrjetin.

Ndër të tjera Arjani tha se i ka lënë një porosi Melisës dhe të dy qeshin, por nuk dihet se për çfarë bëhej fjalë. Zhurma për një lidhje mes tyre, filloi tre muaj më parë. Në një nga emisionet e së dielës në “Përputhen Prime”, Fatjoni akuzoi Melisën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një prej djemve të “Përputhen”.

Fillimisht ai hodhi kunjën te Mevlani dhe pastaj qëndroi tek Andi. Madje, këtë e tregonin edhe shumë komentues në rrjetet sociale. Nuk vonoi dhe në rrjet po qarkullonte një foto e Melisës dhe Andit, teksa ishin duke u futur bashkë në një makinë. Thuhej se Melisa dhe Andi kishin qëndruar bashkë në Kosovë, ku ishte shkrepur dhe foto në fjalë.

Duke qenë se nuk mund të ishte foto takimi për emisionin pasi ata nuk kishin dalë bashkë në takim, rezultoi se ishte një njohje jashtë kamerave. Ky ishte momenti kur Andi dhe Tea treguan që ishin bashkë, por pas marrëdhënieve që u dolën Teas me Arbrin dhe Andit me Melisën, skenari u ngatërrua.

Ndërkohë, tashmë që programi ka përfunduar, ata u lidhën dhe ndanë për stinës së verës. Pa diskutim që djali me emrin Andi Shehu, që hyri në programin e njohjeve “Përputhen” për të gjetur të dashur e pse jo bashkëshorte, ishte më i komentuari për shkak të së shkuarës së tij dhe jetës jashtë kamerave.

Angela Martini divorcohet pas 7 vitesh martesë
Zbulohen detajet e para të filmit të Luizit dhe Kiarës
Elsa Lila akuza ndaj Albina Kelmendit: E bëra të famshme me duart e mia, hakmarrja serviret e ftohtë
Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca dhe Gra”, zbulon “xhelozitë”
Lindja e katërnjakëve, mjeku Nderim Horeshka: Nëna nuk pranoi heqjen e bebeve
TAGGED:Atdhe XharavinaMelisa Lleshi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E ëma donte Bora Zemanin për nuse? Atdheu bën deklaratën e papritur (VIDEO)
Next Article Moment tronditës, shihni si babai i Xhuljano Bullarit mëson ‘live’ se i kanë vrarë të birin (VIDEO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sagrada Familia bëhet kisha më e lartë në botë
Vip Travel
November 1, 2025
Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë, ish-gruaja Rexhina i qëndroi pranë deri në ditët e fundit të jetës!
Aktualitet
November 1, 2025
Origjina dhe kuptimi i festës së Halloween
Kuriozitete
November 1, 2025
Varësia nga Tik Tok njësoj si ajo nga kokaina, tkurr trurin dhe shkatërron aftësinë e përqendrimit
Teknologji
November 1, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Çfarë ndodhi? Ish-banorja e “Big Brother” përfundon në spital

October 30, 2025
Tv Shows

Fëmija i ndërroi jetë pasi lindi, rrëfehet mes lotësh reperi Marin: I kisha vendosur emrin!

October 29, 2025
Profili i Vipave

Ndahen Klea Huta dhe Elgit Doda? Ja foto që vulos gjithçka

October 29, 2025
Tv Shows

“Kam humbur çdo kontakt me djalin”, Meriton Mjekiqi i drejtohet me mesazh publik ish-gruas

October 29, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?