Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: U ndanë për shkak të xhelozisë/ Roberti dhe Nora drejt bashkimit dy vite pas divorcit, detajet që hedhin dyshime
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > U ndanë për shkak të xhelozisë/ Roberti dhe Nora drejt bashkimit dy vite pas divorcit, detajet që hedhin dyshime
Profili i VipaveTë famshëm

U ndanë për shkak të xhelozisë/ Roberti dhe Nora drejt bashkimit dy vite pas divorcit, detajet që hedhin dyshime

Last updated: August 15, 2021 14:45
8 Min Read
SHARE

Duket se këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha do të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Lajmin e bëjnë të ditur miqtë e tyre të cilët thonë se besojnë se dyshja e famshme po përpiqet të rindërtojë martesën.

Demo

Kujtojmë se rreth dy vite më parë këngëtarët Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës, një lajm që e bëri publik Roberti, duke deklaruar se do të vazhdojë të ketë gjithmonë respekt për Norën, si nëna e fëmijës së tij.

Lexo edhe:

“Big Brother Vip 5” po afron, zbuloni 5 emrat që po përfliten si konkurrentë të këtij edicioni
E trishtë/ Bardhi ndan lajmin e hidhur, humb personin e dashur të familjes
Bota e modës në zi! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare stilisti Giorgio Armani
Sara feston ditëlindjen, ja dedikimi emocionues që i bëri Bardhi

Por pas dy viteve që as njëri, as tjetri s’kanë pranuar se kanë nisur ndonjë lidhje të re, dy artistët shihen për herë të parë në një poster bashkë, ndërsa janë ftuar të performojnë në një lokal nate në Prizren.

Si Nora, ashtu dhe Roberti, kanë shpëndarë në rrjete sociale një poster ku shihen pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që miq të çiftit janë të bindur se ata po përpiqen të rindërtojnë martesën e tyre përsëri.

Ata gjithmonë kanë qenë afër për hir të vajzës së tyre Renee. Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është komentuar mjaft në media. Çifti, prindër të një vajze, i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi.

Çifti mbetën shokë me njëri-tjetrin për hir të Renee, duke e treguar edhe nëpër intervista. Vetë Nora Istrefi e pyetur për ndarjen u shpreh se po mundohet që së bashku me Robert Berishën ta menaxhojë mirë, që vajza e tyre të mos e ndjejë këtë problem.

Ajo tha se të dy janë të përkushtuar ndaj Renee dhe kanë marrë përgëzime prej miqve për menaxhimin e situatës. Ndërsa rrëfeu se Renee e do shumë babain e saj, por është më shumë e lidhur me të, duke shtuar se s’mund të rrinë pa njëratjetrën.

“Renee është shumë e mirë, është fëmijë jashtëzakonisht i mirë. Kur rri 2-3 ditë larg saj më kap sikleti. Babain e vet e do shumë, por me mua është më e lidhur. Nuk mund të rrimë pa njëra-tjetrën.

Po mundohemi ta menaxhojmë shumë mirë, i jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndiejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar.

Shpresoj të jetë ashtu, jemi munduar shumë! Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mire këtë situatë”, tha Nora Istrefi.

Një divorc me hije skandali, kështu e cilësoi në një shkrim të saj dy vite më parë “Panorama Plus”, ndarjen e një prej çifteve më të pëlqyera të botës së shoëbiz-it shqiptar, Nora Istrefit me Robert Berishën.

Kishin 13 vite bashkë dhe adhuroheshin si çift nga fansat e tyre, të cilët janë të shumtë. Nora dhe Roberti ishin dy perfeksione fizike dhe mjaft të suksesshëm në karrierat respektive.

Dukej që përtej këtyre aseteve të çmuara, ata kishin gjetur edhe formulën e një martese të lumtur, sidomos kur familja e tyre u shtua edhe me një vajzë.

Çifti madje, për t’i treguar botës se sa të lumtur ishin, bënë edhe një këngë bashkë me një klip mjaft sensual. E megjithatë, thashethemet se mes tyre gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhej nisën 1 vit para se ta bënin publike.

Të afërm pranë çiftit rrëfenin se Nora nuk ishte fare e kënaqur për marrëdhënien e ngrohtë të Lei Krajës me Robert Berishën, të dy partnerë të “Dance ëith me”.

Edhe pse e njeh mirë botën e shoëbizz-it ku edhe ajo bën pjesë e ku aktrimi është pjesë e skenarit, përsëri thuhej që Nora nuk ishte aspak e qetë. Më pas filluan kontradiktat serioze, ku kryefjala ishte xhelozia.

Pas statusit shumë dashamirës të Robertit, ku njoftonte ndarjen nga Nora dhe i shprehte publikisht mirënjohjen partneres së tij për vitet që kishin kaluar bashkë dhe vajzën që sollën në jetë, disa media filluan të shkruajnë për lidhjet jashtëmartesore të secilit, që sipas tyre, e çuan martesën drejt divorcit.

Si fillim doli lajmi se “Nora e tradhtonte Robertin me avokatin e njohur prej një viti” dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Ky u konsiderua një fakt që doli në dritë pas ndarjes së tyre, pra, në mes qëndronte tradhtia.

“Prej të paktën një viti, Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve më të njohur në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”, citohej në rrëfimin e një miku të ish-çiftit, të publikuar pothuaj në të gjitha portalet e Kosovës dhe Shqipërisë. Pas këtij lajmi, mediat nxituan të gjenin se me kë e tradhtonte Roberti Norën.

Më pas disa portale shkruanin se Robert Berisha kishte rreth një vit i lidhur me një vajzë të re. Në fotot e publikuara dallohej se Roberti, i cili ndodhej me pushime në Turqi, ishte i ulur në një tavolinë dhe se pranë tij ishte edhe një vajzë, e cila thuhej se është e dashura e re e Robertit.

Ndërsa pas daljes së fotove, gazeta “Blic” shkruante se vajza në fjalë quhej Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në Nju Jork dhe se ata kishin një vit të lidhur bashkë.

Edhe vetë Jessica publikoi foton në “InstaStoryn”-n e saj nga Turqia. Burime pranë “Insajder” treguan se këngëtarja e hodhi në gjyq ish-bashkëshortin për tradhti.

Nora nuk reagoi asnjëherë ndaj aludimeve të shumta, por gazetarët, të cilët ishin në kërkim të arsyes së vërtetë, duket se kishin arritur të zbulonin identitetin e vajzës. Por nuk vonoi dhe Roberti e mohoi lidhjen me Kadiun, por edhe me modelen italiane Maria Bove, e cila ndau foto me Robertin duke u puthur.

Nga statusi që Roberti bëri në “Instagram”, ku njoftonte ndarjen me Norën, të krijohej ideja që çifti ishte ndarë në paqe dhe e tillë do të ishte edhe në vijim, sepse kanë një fëmijë bashkë.

Ndërkohë, miq të tyre kanë treguar se Nora mund të jetë arsyeja pse Roberti nuk do në asnjë mënyrë që të deklarohet publikisht me ndonjë vajzë tjetër në krah.

Sa i përket karrierës, Nora ka hapur biznesin e saj, ndërsa Roberti ka emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, që në një kohë shumë të shkurtër u bë shumë i pëlqyer nga publiku.

Ekskluzive/ Egli Tako moderatore në Top Channel, zbulohet programi ku do ta shohim nga ky sezon
Dafina Zeqiri zbulon planet për familje të madhe: Nuk do e lë vetëm me Daskanin
Alesia Bami largohet nga “Procesi Sportiv”, kush është moderatorja që do shoqërojë Manushin
Arbana Osmani publikon videon më të bukur nga Big Brother Vip, për një arsye speciale
Krisa dhe Tiri rikthehen në ekran si bashkëmoderatorë, ja programi ku do i shohim çdo ditë
TAGGED:Nora IstrefiRobert Berisha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Dhurata Dora në “qiellin e shtatë”, merr surprizën e madhe nga fansat(FOTO)
Next Article Detajet e para nga “Big Brother Vip”, disa nga emrat e përzgjedhur dhe kush nuk e pranoi ftesën për pjesëmarrje

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ky vend do të bllokojë disa rrjete sociale, përfshirë Facebook-un
Teknologji
September 5, 2025
Nga shëndeti i zemrës te përmirësimi i kujtesës, ja disa nga arsyet pse duhet të konsumoni avokado
Shëndeti
September 5, 2025
Vdes nga uria akademiku palestinez, humbi 26 anëtarë të familjes në Gaza
Botë
September 5, 2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar
Kulturë
September 5, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Fund i lidhjes? Robert Berisha dhe partnerja e tij ndezin dyshimet me veprimin e fundit

September 1, 2025
Të famshëm

FOTO / “Kush na ka mallku”, aksidentohet me makinë Mevlan Shaba

September 1, 2025
Tv Shows

Emisioni i ri Arbana Osmanit, zbulohen detajet e projektit

August 29, 2025
Tv Shows

Neda Balluku merr drejtimin e Për’puthen? Ja kush do të jenë opinionistët

August 29, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?