Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Mustafa Nano del kundër atyre që s’e duan këngëtarin serb në Shqipëri, ja çfarë thotë për Bregoviçin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Mustafa Nano del kundër atyre që s’e duan këngëtarin serb në Shqipëri, ja çfarë thotë për Bregoviçin
Botë

Mustafa Nano del kundër atyre që s’e duan këngëtarin serb në Shqipëri, ja çfarë thotë për Bregoviçin

Last updated: August 8, 2021 18:50
4 Min Read
SHARE
Banner

Analisti nga Shqipëria, Mustafa Nano ka reaguar për ftesën që Bashkia e Korçës ia ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviq, për Festën e Birrës. Në këtë debat, Nano nuk ka nguruar të dalë krah kërngëtarit serb.

Nano thotë se ka shqiptarë që duan ta dëgjojnë, dhe se Bashkia e Korçës nuk mund ta refuzojë Bregoviqin vetëm sepse “kështu duan disa policë të mendimit e disa gardianë të patriotizmit”.

“Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe”, ka shkruar Nano.

Lexo edhe:

“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij

Ai madje shkon larg, duke thënë se ndihet më afër me këngëtarin serb, Goran Bregoviq, sesa me ata që po e kundërshtojnë prezencën e tij në Festën e Birrës në Korçë.

“T’ju them të drejtën, Bregoviçin nuk e njoh mirë (as si këngëtar nuk e njoh e nuk e ndjek), por mund ta them pa frikë se ndihem më afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik”, ka shkruar Nano.

Postimi i plotë:

Disa njerëz nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të mbrojtur praninë e Goran Bregoviçit në Korçë, sesa të thonë që “Bregoviçi nuk është ashtu si mendohet”, që “nuk ka asnjë provë që ai ka qenë antishqiptar” etj., etj. Një mbrojtje e dobët, e ndrojtur, frikacake. Po ja, ta zëmë se ai ka thënë ndonjë gjë antishqiptare kohë më parë. Fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë. Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri. Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë. Dhe në Shqipëri, dihet tanimë, ka plot njerëz që duan ta dëgjojnë. Si t’u themi këtyre të fundit? T’u themi “ta harrojnë Bregoviçin”, sepse kështu duan ca policë të mendimit e ca gardianë të medemek patriotizmit? Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe. Dhe nuk e kam fjalën thjesht për masën e madhe të kosovarëve. E kam fjalën veçanërisht për një pjesë të elitës kosovare. Dy vetë, pjesëtarë të kësaj elite, kanë refuzuar para nja dy vitesh të vijnë në programin tim televiziv “Provokacija” për një arsye, që mua më la pa gojë. Sipas tyre, unë kisha zgjedhur një fjalë serbe për ta titulluar programin, dhe ata nuk ishin aq të pacipë sa të shkonin në një program që kishte për titull një fjalë serbe!!! Dhe të mendosh që ata nuk janë rapper-a 20-qindarkësh. Ata janë personalitete të rëndësishme të kulturës kosovare. Janë edhe figura institucionale. Mua me njerëz të tillë më ndan një hon i madh e i paanë. T’ju them të drejtën, Bregoviçin nuk e njoh mirë (as si këngëtar nuk e njoh e nuk e ndjek), por mund ta them pa frikë se ndihem më afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik.

Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
TAGGED:kengetarmustafa nano

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Aleksia prezanton vëllanë në përvjetorin e tij të lindjes, ka një arsye pse nuk e bën dot tag
Next Article Kjo është Emmanuela, transgjinorja që hyri në mes të çiftit në Greqi (FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ndryshime, mundësi të reja dhe vendime të rëndësishme/ Këto 4 shenja do të jenë më fatlumet gjatë shtatorit
Horoskopi
September 5, 2026
Sara Hoxha tregon arsyen e ndryshimeve të reja në programet e Top Channel
Tv Shows
September 5, 2026
Policia e kërkoi në 10 banesa, ja ku u gjet Jozi dhe çfarë tha në momentin e arrestimit
Të famshëm
September 5, 2026
Zbulohen akuzat që rëndojnë ndaj Joz Markut pas arrestimit, sa vite burg rrezikon?
Aktualitet
September 5, 2026

Lexo edhe:

Botë

I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Botë

Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike

March 6, 2026
Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Botë

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

February 13, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?