Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Avokati i Fjolla Morinës tregon mënyrës çnjerëzore sesi u arrestua këngëtarja, çfarë ndodh dje
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Avokati i Fjolla Morinës tregon mënyrës çnjerëzore sesi u arrestua këngëtarja, çfarë ndodh dje
Të famshëmProfili i Vipave

Avokati i Fjolla Morinës tregon mënyrës çnjerëzore sesi u arrestua këngëtarja, çfarë ndodh dje

Last updated: July 20, 2021 16:20
5 Min Read
SHARE
Banner

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar dje në lagjen “Emshir” të Prishtinës nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë.

Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë për trafikim të armëve dhe municionit.

Festa e Bajramit e gjen në burg Fjolla Morinën, avokati thotë se u arrestua në mënyrë çnjerëzore

Lexo edhe:

Redon Berani prezanton për herë të parë partneren e tij?
Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja amerikane, Hayden Panettiere
Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh
Ish-bashkëshorti i Hueyda El Saied gjen sërish dashurinë, por djali i saj çdo moment pranë tij

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar dje në lagjen “Emshir” të Prishtinës nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë.

Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë për trafikim të armëve dhe municionit.

LEXO EDHE:

Miq prej vitesh, Xhemi Shehu i bën kërkesën e veçantë Salsano Rrapos në ditën e rëndësishme për të (FOTO)

Lidhur me rastin, media ka kontaktuar avokatin e saj, Fanol Krasniqi i cili ka treguar se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”.

Avokati Krasniqi njoftoi se prokuroria ka kërkuar ekstradimin e saj në Shqipëri por që ata nuk kanë marrë asnjë dokumentacion për këtë kërkesë.

“Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kuksit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm.

Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”.

Tutje, Krasniqi thotë se Fjolla u arrestua në mënyrë çnjerëzore dhe se nuk thirrur paraprakisht që të paraqitet në Polici lidhur me kerkesën e Shqipërisë.

“Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e nejjta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes.

Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”.

Fjolla Morina akuzohet për trafikim me armë, por që sipas avokatit Fanol Krasniqit, trafikimi me armë nënkupton për gjetjen apo shitjen e shumë armëve, e jo vetëm një, sikur është rasti i Fjollës.

“Sipas Fjollës, ajo akuzohet për trafikim me armë. Trafikim me armë ligji jonë nuk e njeh kur ndaj një kryesi konfiskohet vetëm një armë. Trafikim me armë nënkupton shitjen, saktësisht në cilat shtete Fjolla ka shit armë? Dmth trafikim me armë nënkupton shumë armë e jo vetëm me një armë të akuzohet e të dënohet.

Në ligjet tona Kosovë, për armëmbajtje pa leje dënimi është me gjobë ose deri 5 vite. Është diferencë shumë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne nuk e kemi të qartë se a e ka përmbushur obligimin ligjor shteti shqiptar në raport me Fjollën për procedurën e ekstradimit. Ne nuk e dimë se Fjolla Morina a do arrestohet apo ndaj saj do të lëshohet vetëm aktvendim për siguri, masë e përkohshme, apo ndaj saj do të caktohet seanca për ekstradim të mërkurën. Këtë informacion mbrojtja nuk e ka. Unë si avokat e kërkova këtë se me çka do të mirremi kur të dalim në seancë. Kurdoqoftë se neve na kërkon, ne do të jemi të pranishëm në Gjykatë.

Edhe pse procedura e ekstradimit duhet të jetë në duart e Ministrisë së Drejtësisë, edhe nga MD nuk kemi kurrëfarë informacione edhe pse ne nuk kemi kërku që të informohemi nga ta, por të paktën ta dijmë që mbi cilin vendim Fjollës i kërkohet ekstradimi. Nuk ka vendim në formën e prerë për Fjollën për ekstradim. Vendimi nuk është i ekzekutueshëm”./Reporteri

Prapaskenat e dasmës së Cristiano Ronaldos, detaje nga kontrata
“S’dua ta zbuloj…”, Nora Istrefi dhe Roberti me pushime së bashku? Këngëtarja befason me përgjigjen
Ina e “Përputhen”, në romancë të re pas ndarjes nga Kejsi?
Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë? Përgjigjet moderatorja
Vesa Vllasaliu i kthen përgjigje ironike ndjekëses për mungesën e fotove me Mirlind Dakun
TAGGED:Fast-Kosovafjolla morina

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Miq prej vitesh, Xhemi Shehu i bën kërkesën e veçantë Salsano Rrapos në ditën e rëndësishme për të (FOTO)
Next Article E frikshme! Pëson rritje të madhe numri i të infektuarve në vend, ministria zbardh shifrat më të fundit

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 20 gushti, këto 3 shenja përballen me të shkuarën
Horoskopi
August 18, 2026
Shqipëria, ndër vendet me më shumë ditë pushimi të paguara
Kuriozitete
August 18, 2026
‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!
Aktualitet
August 18, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 18, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Kthesë e papritur në karrierën e Nora Istrefit!

August 13, 2026
Tv Shows

Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova

August 12, 2026
Të famshëm

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!

August 12, 2026
Të famshëm

Gjesti surprizon me ndryshimin e papritur në pamje! Nuk do ta njihni

August 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?