Nëse doni të kurseni para, por nuk dini se si francezët kanë disa këshilla për ju.
-Përdorimi i rrobave apo sendeve të ndryshme për një kohë të gjatë
Francezet preferojnë cilësinë mbi sasinë. Blerja e një produkti të mirë me një çmim të arsyeshëm për ta është zgjidhja e duhur. Në kulturën franceze është sjellje jo e mirë të flasësh për çmimin e një produkti, prandaj shumica e popullsisë eviton blerjet e shtrenjta dhe synojnë më shumë tek dyqanet e kursimit.
-Blerje tek dyqanet me produkte të dorës së dytë
Femrat franceze janë tepër modeste dhe preferjonë një veshje mjaft të thjeshtë. Prandaj ato shpenzojnë tek rroba të dorës së dytë ku mund të kursejnë po gjithashtu të gjejnë larmishmëri. Blerja tek këto dyqane të ofron mundësinë e rimodelimit të një veshje apo të çdo produkti tjetër më një çmim vërtet të leverdisshëm.
-Përdorimi i makinave tepër ekonomike dhe më një çmim tepër të lirë
Ndryshe nga shumë vende në Evropë, francezët preferojnë makina si Peguot apo Citroen të cilat i japin mundësinë e një çmimi tepër ekonomik. Por sërish shumica e popullsisë preferojnë transportin publik që ofron mundësi më të favorshme për të kursyer. Por edhe më të favorshëm është përdorimi i biçikletave.
-Mos përdorni ngrohje përveç se në kohët më të ftohta
Ata përdorin veshje mjaft të trasha kështu që nuk ndezin ngrohëset të cilat në Francë kushtojnë ekstremisht shumë shtrenjtë.
Përdorimi i veshjeve të përshtatshme për të ftohtin apo mbulesa me korent i ka ndihmuar ata të kursejnë.