Aktori Julian Deda ka kujtuar të atin, Zef Dedën, në trevjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes një postimi plot mall në Instagram.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqet përkrah të atit, shoqëruar me këngën “Dance With My Father” të Luther Vandross. Krahas tij, Juli ka ndarë disa fjalë të ndjera, duke shprehur mungesën që Zefi ka lënë në familje.
“Tre vjet pa ty Bos. Na mungon shumë zemra ime. Të du fort Babo..!”, shkruan ai.
