Bota e artit shqiptar është në zi. Regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan kontributin e tij në art.
Sipas informacioneve paraprake, Mena vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, me të cilën po përballej në heshtje.
Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka tronditur njerëzit e afërt dhe komunitetin artistik, ndërsa largimi në një moshë kaq të re përbën një humbje të dhimbshme.
Gjergj Mena do të përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë, në orën 14:00, në varrezat e Sharrës.
Në moshën kur kishte ende shumë për të dhënë, Gjergj Mena largohet nga kjo jetë, duke lënë pas kujtimin e tij dhe gjurmën e kontributit në artin shqiptar.
