Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së premte, me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në intervale të shkurtra kohore, në zonat jugore dhe lindore, nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje-lindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 13 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
