Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në jugperëndim e veriperëndim reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim e jugperëndim hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16m/s
Valëzim në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.
