Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: 14 vite kërkim, 50 qendra në botë/ Dr. Elvin Kedhi: Po shohim pllakat, do ulim numrin e infarkteve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > 14 vite kërkim, 50 qendra në botë/ Dr. Elvin Kedhi: Po shohim pllakat, do ulim numrin e infarkteve
Shëndeti

14 vite kërkim, 50 qendra në botë/ Dr. Elvin Kedhi: Po shohim pllakat, do ulim numrin e infarkteve

Last updated: October 6, 2026 12:13
11 Min Read
SHARE
Banner

Një studim ndërkombëtar që përfshin 50 qendra në të gjithë botën synon të identifikojë pllakat në arteriet koronare që mund të shkaktojnë infarkt, përpara se infarkti të ndodhë. Në krye të këtij studimi është kardiologu dhe akademiku shqiptar Dr. Elvin Kedhi. Në një intervistë të dhënë në Profil Magazinë ne youtube, Kedhi thotëse kërkimi, i nisur prej vitesh, synon të identifikojë pllakat që kanë potencial të shkaktojnë infarkt përpara se të ndodhë.

“Një tjetër ndryshim që pres tani të publikohet në mars të vitit tjetër ka qenë një studim që kemi bërë me 50 qendra. Kam qenë drejtor i këtij studimi, në 50 qendra, duke filluar nga Zelanda e Re dhe duke përfunduar në Brazil. E gjithë Evropa, e gjithë Kanadaja dhe e gjithë Azia kanë marrë pjesë në këtë studim. Në këtë studim, ne arrijmë, për herë të parë, të shohim pllakat që mund të japin infarkte, pa i dhënë akoma infarktet.I parashikon dhe, në fakt, ndërhyjmë dhe shpresojmë që të zhdukim, të reduktojmë në mënyrë shumë konsistente infarktet e ardhshme në këta pacientë. I presim rezultatet çdo ditë tani, nuk i kam akoma, pres një rezultat më të mirë dhe shpresoj nga marsi t’i publikojmë. Kjo do të jetë me të vërtetë një gjë e parë në botë.Nuk është bërë nga të tjerë akoma”, tha Kedhi.

Nëse rezultatet konfirmojnë gjetjet e studimit, faza tjetër do të jetë identifikimi i këtyre pllakave përmes skanerit, në mënyrë që pacientët me rrezik të lartë të mund të trajtohen përpara se të pësojnë infarkt.
Ky kërkim shkencor bëhet edhe më i rëndësishëm sipas Kedhit, për faktin se shumica e infarkteve ndodhin pa një paralajmërim të qartë.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

“Nëse vërtetohet, do të jetë kjo që sapo ju thashë: që ne arrijmë tani të shohim para se infarkti të ndodhë, pllakat që kanë tendencë të japin infarkt dhe mund të ndërhyjmë në këto pllaka dhe të reduktojmë infarktet.Nëse ky studim do të vërtetohet, faza tjetër e tij, dhe për këtë po punoj me një qendër tjetër këtu në Boston, këtu afër Montrealit, është që mund t’i shohim këto pllaka jo vetëm kur ndërhyjmë ne me këto kamerat që vëmë brenda koronareve, por mund t’i shohim direkt që nga skaneri.Domethënë, njerëzit shkojnë për skaner dhe themi: “Okej, ti ke këto pllaka të rrezikshme. Do të vish, t’i bëjmë ndërhyrje dhe do të ikësh, ose do të të japim ilaçe përpara, që të reduktojmë këto pllaka.”

Kështu që kjo do të ketë një impakt shumë, shumë të madh në reduktimin e miokardit, sepse, fatkeqësisht, sot 80% e infarkteve të miokardit vijnë pa pasur asnjë paralajmërim. Vetëm 20% e njerëzve kanë pasur ca simptoma që mund të kesh kohë të bësh diçka. Kështu që kjo e ndryshon këtë. Sepse mund t’i çojmë njerëzit për skaner dhe t’i gjejmë këto pllaka, dhe ata që kanë ato faktorët e rrisqeve dhe t’i trajtojmë para se të bëjnë infarktin”, shtoi më tej Kedhi.

Rezultatet e kërkimit qëështë rezultat i një pune shumëvjeçarepriten në muajt e ardhshëm.

“I presim rezultatet çdo ditë tani, nuk i kam akoma, pres një rezultat më të mirë dhe shpresoj nga marsi t’i publikojmë. Kjo do të jetë me të vërtetë një gjë e parë në botë”, deklaroi Kedhi.
“Nuk është bërë nga të tjerë akoma. Dhe ka qenë një periudhë 12-vjeçare që nga krijimi i evidencës së parë, studimet e para, studimet e dyta dhe ky është studimi final që e mbyll këtë fushë. Kam që në 2012 që punoj për këtë, praktikisht 14 vite punë për të arritur në këtë fazë.”

Dr Elvin Kedhi:Një tjetër ndryshim që pres tani të publikohet në mars të vitit tjetër ka qenë një studim që kemi bërë me 50 qendra. Kam qenë drejtor i këtij studimi, në 50 qendra, duke filluar nga Zelanda e Re dhe duke përfunduar në Brazil. E gjithë Evropa, e gjithë Kanadaja dhe e gjithë Azia kanë marrë pjesë në këtë studim. Në këtë studim, ne arrijmë, për herë të parë, të shohim pllakat që mund të japin infarkte, pa i dhënë akoma infarktet.I parashikon dhe, në fakt, ndërhyjmë dhe shpresojmë që të zhdukim, të reduktojmë në mënyrë shumë konsistente infarktet e ardhshme në këta pacientë. I presim rezultatet çdo ditë tani, nuk i kam akoma, pres një rezultat më të mirë dhe shpresoj nga marsi t’i publikojmë. Kjo do të jetë me të vërtetë një gjë e parë në botë.Nuk është bërë nga të tjerë akoma.
Dhe ka qenë një periudhë 12-vjeçare që nga krijimi i evidencës së parë, studimet e para, studimet e dyta dhe ky është studimi final që e mbyll këtë fushë. Kam që në 2012 që punoj për këtë, praktikisht 14 vite punë për të arritur në këtë fazë.

Pyetje: Kur shikoni gjithë këtë rrugëtim në kërkim shkencor, cilin prej këtyre projekteve ose rezultateve do të veçonit si një moment të rëndësishëm në karrierën tuaj dhe pse?A do të jetë ky I fundit që sapo thatë për parandalimin e infarkteve.

Për karrierën janë studimet e para, sepse ato të hapin rrugën. Në momentin që rruga hapet, atëherë e ke më të lehtë. Në vlerën e studimeve në vetvete janë këto dy studimet e fundit që përmenda, valvulat dhe stentat. Në krahasim me kirurgjinë e valvulës dhe koronareve kjo është një tjetër fushë, sepse e nxjerr pacientin praktikisht, nuk ka nevojë fare të rrijë në spital, sepse kur bëjnë stenta dalin brenda ditës, kur bëjnë valvula dalin brenda ditës. Gjithë ky trajtim shpëton shumë jetë në krahasim me kirurgjinë, ku ka një ndërhyrje shumë radikale, të themi, ndahet kraharori në dy, duhet ndërhyrje të paktën një javë në spital dhe shumë muaj në revalidacion, dhe me rezultate klinike më të dobëta seç i bëjmë ne. Ka një avancim shumë të madh në këtë fushë, sepse jo vetëm me ditët e spitalit, por dhe me rezultatet klinike.

Dhe e dyta, dhe mbase më e madhja, nëse vërtetohet, do të jetë kjo që sapo ju thashë: që ne arrijmë tani të shohim para se infarkti të ndodhë, pllakat që kanë tendencë të japin infarkt dhe mund të ndërhyjmë në këto pllaka dhe të reduktojmë infarktet.

Nëse ky studim do të vërtetohet, faza tjetër e tij, dhe për këtë po punoj me një qendër tjetër këtu në Boston, këtu afër Montrealit, është që mund t’i shohim këto pllaka jo vetëm kur ndërhyjmë ne me këto kamerat që vëmë brenda koronareve, por mund t’i shohim direkt që nga skaneri.

Domethënë, njerëzit shkojnë për skaner dhe themi: “Okej, ti ke këto pllaka të rrezikshme. Do të vish, t’i bëjmë ndërhyrje dhe do të ikësh, ose do të të japim ilaçe përpara, që të reduktojmë këto pllaka.” Kështu që kjo do të ketë një impakt shumë, shumë të madh në reduktimin e miokardit, sepse, fatkeqësisht, sot 80% e infarkteve të miokardit vijnë pa pasur asnjë paralajmërim.Vetëm 20% e njerëzve kanë pasur ca simptoma që mund të kesh kohë të bësh diçka.
Kështu që kjo e ndryshon këtë. Sepse mund t’i çojmë njerëzit për skaner dhe t’i gjejmë këto pllaka, dhe ata që kanë ato faktorët e rrisqeve dhe t’i trajtojmë para se të bëjnë infarktin.

Pyetje: Infarktet janë shtuar dhe te mosha e mesme, tek të 40….

Dr Elvin Kedhi: Këto janë dhe më të rrezikshmet, sepse këto kanë një impakt jashtëzakonisht të madh për jetën e këtyre njerëzve. Nëse këto… mendohet se kur bën një infarkt ke diçka me zemrën dhe gjithë rrugëtimi yt i karrierës, i jetës në përgjithësi, i zgjatjes, por edhe morbidity, që i themi ne, sepse jo vetëm fakti që po rron, por si po rron, domethënë, nëse je i mundshëm të punosh akoma dhe të tjera, ka një impakt shumë të madh për jetën e njerëzve. Prandaj gjetja e këtyre do të ketë diçka shumë interesante, bile jo vetëm aq.
Shiko, tani ka shumë ilaçe të mira që mund ta stabilizojnë pllakën. Dhe nëse ne këto pllaka i gjejmë, faza e parë do të jetë ndërhyrja kur ka një lloj, të themi, kur janë bërë goxha të mëdha. Por, nëse gjejmë të njëjtat pllaka në një fazë më të hershme, atëherë me këto ilaçe të reja mund t’i stabilizojmë dhe këta njerëz prapë do të kenë një reduktim jashtëzakonisht të madh të infarkteve.

Pyetje: A duhet një duhet një studim tjetër për ilaçet specifike?

Dr Elvin Kedhi: Po, dhe atë po e mendojmë, por nuk e kemi gati akoma. Po presim rezultatet e këtij studimi, që besoj do t’i kem brenda dy-tre javësh, dhe në bazë të tyre pastaj do të bëjmë atë që quhet… këto janë pilot për studimin tjetër, se na duhen këto të dhëna që të bëjmë atë dizajnin e studimit tjetër.

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:Elvin Kedhi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot
Të famshëm
October 6, 2026
Fati troket në derën e këtyre 3 shenjave të zodiakut duke nisur nga 10 tetori
Horoskopi
October 6, 2026
Arrestohet nipi i Hashim Thaçit në Prishtinë
Rajon
October 6, 2026
Blerina Matraku thyen heshtjen: Adi më tha se ishte i divorcuar, i kërkoj falje gruas dhe vajzave!
Të famshëm
October 5, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?