Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë
Të famshëm

Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë

Last updated: October 2, 2026 08:25
6 Min Read
SHARE
Banner

Rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe diskutimesh lidhur me disa video intime që pretendohet se u përkasin personazheve të njohura publike.

Në mesin e emrave të përmendur në këto aludime janë edhe këngëtarja Aurela Gaçe, Filloreta Raçi dhe Rozana Radi, të cilat sot kanë reaguar publikisht dhe kanë mohuar të jenë pjesë e këtyre pamjeve.

Aurela Gaçe ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me këto materiale.

Lexo edhe:

Dalja e videove intime, Kryemadhi: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit!
Skandali i videove me artiste, Adi Hila merret në pyetje! Zbulon kush i vuri kamerat
“Kanë shkuar se i donte qejfi, gra pa burra janë”, Ermiona Lekbello reagon ashpër pas publikimit të videove intime të personazheve VIP
Videot intime me disa artiste, flet kompozitori i njohur. Ja çfarë deklararoi

Këngëtarja shprehet se emri i saj është përfshirë në lajme dhe pretendime që, sipas saj, janë të pabazuara dhe cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe imazhin e saj publik. Gaçe thekson se nuk është pjesë e asnjë prej videove për të cilat po aludohet dhe se bashkëpunimet e saj profesionale me persona të industrisë muzikore nuk mund të përdoren si bazë për të sajuar histori mbi jetën e saj private.

Përballë përhapjes së këtyre pretendimeve, artistja ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj çdo publikimi apo pretendimi që, sipas saj, cenon emrin dhe dinjitetin e saj.

“Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht”, shprehet ajo.
Gaçe ka theksuar gjithashtu se nuk dëshiron të gjykojë jetën private të personave të tjerë të përfshirë në diskutimet e ditëve të fundit, duke deklaruar se qëndrimi i saj lidhet vetëm me mbrojtjen e emrit, privatësisë dhe dinjitetit të saj.
“Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.
Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.
Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”, shkruan Gaçe.
Në mesin e emrave të përmendur në rrjet është edhe ai i këngëtares Filloreta Raçi. Përballë aludimeve, këngëtarja ka reaguar përmes një videoje live në rrjetet e saj sociale, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me videot intime që po qarkullojnë.

Fifi ka deklaruar se nuk shfaqet në asnjë prej videove për të cilat është përmendur emri i saj dhe ka theksuar se nuk ka asnjë njohje apo bashkëpunim me kompozitorin që është përmendur në lidhje me këto materiale.

“Nuk po më pëlqen pse po qarkullon emri im, por për të gjithë ju që jeni shqetësuar, unë nuk jam në ato video. Nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të, nuk e di ku e ka studion”, është shprehur këngëtarja.
Ajo ka treguar gjithashtu se situata ka ndikuar edhe te familjarët e saj, të cilët, sipas saj, janë shqetësuar për shkak të pretendimeve që kanë qarkulluar gjatë dy ditëve të fundit.

“Po më shqetëson që më janë shqetësuar familjarët për këto shpifje, prishje dhe kanosje imazhi që po më bëhet në këto dy ditë”, ka deklaruar Raçi.
Ndërkohë këngëtarja Rozana Radi ka reaguar po ashtu përmes një deklarate të fortë.

Radi mohon kategorikisht të ketë lidhje me videot e publikuara dhe paralajmëron ndjekje ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, përpiqet të dëmtojë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve apo të pavërtetave.

“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu.
Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.
Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.
Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.
Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.
Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, shkruan Rozana Radi.

Moderatorja e Top Channel trondit vendin, kush fshihet pas videove të vajzave të showbizit
Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici
Skandali i videove në showbiz, Luiz Ejlli bën reagimin e beftë
“BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës
Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin
TAGGED:Aurela GaçeKryesorerozana radi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Dalja e videove intime, Kryemadhi: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit!
Next Article Horoskopi kinez i tetorit 2026: Ditët më me fat për secilën shenjë të zodiakut

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Njihuni me 10 qytetet më të mira në botë për vitin 2026 dhe pse spikasin
Vip Travel
October 2, 2026
Horoskopi kinez i tetorit 2026: Ditët më me fat për secilën shenjë të zodiakut
Horoskopi
October 2, 2026
Mot i qëndrueshëm e i kthjellët, parashikimi i së premtes
Moti
October 2, 2026
Horoskopi 2 tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
October 2, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj burrave shqiptarë: Janë injorantë, vishen si arabë

September 27, 2026
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

September 27, 2026
Tv Shows

Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi

September 26, 2026
Aktualitet

Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza

September 26, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?