Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme lidhur me videot intime të personazheve të njohur të ekranit, të cilat prej disa ditësh po qarkullojnë në rrjetet sociale.
E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi u përgjigj se po, duke shprehur keqardhje dhe neveri për publikimin e tyre.
Sipas saj, përgjegjësi duhet të mbajnë ai person që i ka regjistruar, ashtu edhe ai që i ka shpërndarë materialet.
“Personi që i ka regjistruar apo ai që i ka shpërndarë duhet të dënohet”, është shprehur Kryemadhi.
Ajo theksoi gjithashtu se jeta private e një individi nuk duhet të jetë objekt gjykimi apo ndërhyrjeje nga të tjerët.
“Askush nuk ka çfarë t’i duhet se çfarë bën dikush në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”, u shpreh Kryemadhi.
