Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: 101 vjece, nënë Prena e vetme PERLOT rrjetin me lutjen e trishtë të saj ‘I lutem zotit të më marrë, nuk jetohet vetëm…’
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > 101 vjece, nënë Prena e vetme PERLOT rrjetin me lutjen e trishtë të saj ‘I lutem zotit të më marrë, nuk jetohet vetëm…’
Tv Shows

101 vjece, nënë Prena e vetme PERLOT rrjetin me lutjen e trishtë të saj ‘I lutem zotit të më marrë, nuk jetohet vetëm…’

Last updated: November 28, 2023 16:58
5 Min Read
SHARE

Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se një shekull.

Ajo thotë se e ka marrë malli për shtëpinë e saj dhe për vajzat që tashmë që jo vetëm nuk i ka afër, por i ka dhe jo mirë në gjendje shëndetësore, meqë janë të gjitha në moshë pensioni.

Për emisionin “Real People”, ajo thotë se nuk dëshiron të jetojë më pasi nuk ka asgjë dhe askënd afër

Lexo edhe:

Grida Duma tregon bastin që i vuri vetes kur nisi moderimin e “Top Story”-t: Kisha dilema
Aktori i njohur i humorit konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 5, ja çfarë thotë
“Doja të largohesha nga emisioni” / Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar
Zbulohet zyrtarisht banorja e parë e edicionit të pestë të BBV/ Ja emri i saj

Mes tjerash shtoi se as shteti nuk kujdeset për të, ndërsa djali dhe burri i kanë humbur jetën.

“Kam bërë 101 vjeç tani në Tetor. Kam lindur në Shtrungajë. Nuk kam djalë, burrë as kunatë. Djali e burrë më ka vdekur. Shteti nuk është kujdesur për mua. Pension kam 70 mijë lekë. Kujdestaret duan lekë. 10 mijë lekë në ditë. Ku ti marrë. Ishalla më merr Zoti.

Nuk kam asgjë dhe askënd. Nuk jam e kënaqur se jam gjallë. S’jam e zonja të mbahem vetë.

Të gjithë gocat e kam në pension. Njëra jeton jashtë. Kam 6 vajza, por janë sëmurë. Njëra është paralizuar, njërës i ka dalë sëmundja e keqe, njërës i është dëmtuar njëri krahë. Të gjitha i kam keq”, tha ajo.

Ajo tha se prindërit e kanë fejuar që në moshën 2 vjeçe, dhe se burrin e pa për herë të parë në moshën 18-vjeçare, ditën kur u bë nuse dhe shkoi tek familja e tij.

Prena Buba Marku, shprehet se është nënë e 10 fëmijëve, tre prej të cilëve për fat të keq i kanë ndërruar jetë.

“Jam martuar 18- vjeçe. Kam ndenjur 2 vjet pa fëmijë. Më pas më lindi vajza e parë. 10 fëmijë kam bërë, 8 vajza e dy djem. Vetëm 7 fëmijë kam gjallë. Jam bërë për sevap. Shteti më ka lënë me 70 mijë lekë. Nuk vjen me më parë njeri.

Burri ka katër vite që më ka vdekur. Jam fejuar që në moshën 2-vjeçare. Kur jam bërë e madhe më kanë treguar. Burrin e kam parë për herë të parë te shpia e vet, kur jam martuar. E mora se ma dha mami e babi. Ku të jepte nëna e babi do të shkoje”.

Më tej ajo tregoi dhe punët që bënte kur ishte e martuar dhe peripecitë që ka hasur në rritjen e 10 fëmijëve.

“Shkoja merrja dru për sobën, merrnim kashtë, gjithë ditën me lak në shpinë. Mbaheshim me gjë të gjallë. Drutë i mbanin gratë. Duheshin bërë punët, s’kisha ku të ankohesha.

Ishte shumë e vështirë të rrisje 10 mijë. Një palë rroba kisha për të gjithë fëmijët. Kam dashur të shkojë në shkollë. S’di as të shkruaj e as të lexojë. Mezi mësova të bëjë firmën”, tha ajo.

Ajo tha se me bashkëshortin që tashmë për fat të keq i ka ndërruar jetë që prej katër vitesh ka kaluar shumë mirë, ndërsa shtoi se vetë ishte pak xheloze.

Ajo thotë se e ka marrë malli për fëmijët dhe për shoqërinë e vet, duke shtuar se nuk ka dëshirë që të jetojë më.

“Me burrin s’kam pas sherr asnjëherë. Kam qenë xheloze. Burri nuk ishte xheloze. Ju burrat jeni më të pabesë. Juve s’ju vjen turp për asgjë. Unë i lutem Zotit përditë hajde më merr. Dal në oborr nuk njoh asnjë.

Jam si me fut dele në dhi. Pse të rri, kur nuk shoh fëmijët e mi, shoqet, shtëpinë time. Më ka marrë malli shumë për shtëpinë, për fëmijët”, theksoi ajo.

Nënë Prena tregoi gjënë më të keqe dhe më bukur që i ka ndodhur gjatë gjithë jetës së saj.

“Jeta dhe shkolla janë të barabartë. Po pate shkollë s’ta hedh kush. Po nuk pate shkollë je si berri. Gjëja më e keqe është se s’kam as djalin as burrin. Gjëja më e bukur ka qenë kur më fali Zoti djalin.

Të gjithë fëmijët i kam bërë te shtëpia. Vetëm të fundit e kam bërë me maminë. Me vjehrrën e kam kaluar shumë mirë. Sot si do kush vjehrrat se s’ka nevojë. Sot s’jam e kënaqur me jetu mo. S’kam djalë e nuse”, nënvizoi ajo.

“Kam menduar të ngrij vezët”/ Planet për fëmijë deri te raporti me vjehrrën, rrëfehet Armina Mevlani
Shtatzënë për herë të parë? Armina Mevlani reagon pas komenteve në rrjet
Finalja e madhe! Ja kush u shpall fituesi i Ferma VIP 2
Limi dhe Alba të tensionuar përballë njëri-tjetrit, sqarojnë marrëdhënien e tyre
“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë: Më telefonoi dhe…

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Agron Llakaj dhe nipi i tij i këndojnë Adem Jasharit/ Urime festa e flamurit
Next Article Alarmante! Reshjet e dendura rritin prurjet e përrenjve, disa banesa në qytetin juglindor rrezikojnë përmbytjen

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të divorcohen në muajin korrik 2025
Horoskopi
July 11, 2025
Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!
Të famshëm
July 11, 2025
Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5”
Të famshëm
July 11, 2025
Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
July 11, 2025

Lexo edhe:

Tv Shows

Një vit pas largimit të bujshëm, Heidi Baci rikthehet në “Goca dhe gra”

June 14, 2025
Tv Shows

Prag finaleje, zbulohet renditja e performancave në Eurovision

May 17, 2025
Tv Shows

Përzgjidhen finalistët e natës së dytë, cilat janë shtetet që konkurrojnë në finalen e Eurovision 2025

May 16, 2025
Të famshëmTv Shows

Egli Tako rikthehet në ekran, ja ku do e shohim

April 26, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?