Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Tiranë, ja çfarë tregon vajza që bëri xhiro me viktimat pak minuta para ngjarjes
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Tiranë, ja çfarë tregon vajza që bëri xhiro me viktimat pak minuta para ngjarjes
Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Tiranë, ja çfarë tregon vajza që bëri xhiro me viktimat pak minuta para ngjarjes

Last updated: November 15, 2021 14:59
3 Min Read
SHARE
Demo

Janë zbardhur detaje të reja mbi atentatin e dyfishtë ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit.

Grupi i hetimi i tha jo zyrtarisht gazetares Anila Hoxha se dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Referuar një prej dëshmitarëve, e njohur e të ndjerit Mihasi, që ata e morën me makinë rreth orës 16:36.

Mësohet se vajza ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil”, thotë e reja sipas burimeve të Anila Hoxhës.

Lexo edhe:

“Sheshi u lirua”, Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën para Kryeministrisë
Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë, ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Monika Kryemadhi tregon shkakun e divorcit me Ilir Metën

Dëshmitarja kujton sipas burimeve shumë të sigurta, se asnjëri prej tyre, nuk ishte i shqetësuar dhe se ata nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë para atentatit.

Të shtunën në darkë dy persona mbetën të vrarë si pasojë e një atentati me armë zjarri që ndodhi në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet.

Persona ende të paidentifikuar nga policia qëlluan me breshëri automatiku drejt një automjeti tip “Audi A7”. Për pasojë kanë mbetur të vrarë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Një nga viktimat, drejtuesi i mjetit është Erigers Mihasi, 32 vjeç eksponent i njohur i botës së krimit. Ai njihet si mik i Ervis Martinajt dhe Santiago Malkos, i ekzekutuar në vitin 2019.

Viktima tjetër, pasagjer në automjetin tip ‘Audi’ është identifikuar si Armand Dumani 26 vjeç.

Mihasi dyshohej edhe si person që kishte lidhje me bazën e armatimit në Yrshek të zbuluar pak kohë më parë, por që u shpëtua pasi fajin për këtë bazë e mori Gëzim Haroku.

Gjithashtu, bashkë me këtë shtetas, Mihasi dyshohej se kishte qëlluar me armë ndaj një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Rreth 2 orë pas ngjarjes në zonën e Thumanës është gjendur një makinë e djegur plotësisht, e cila dyshohet se është e autorëve të vrasjes.

Brenda makinës janë gjendur edhe 2 kallashnikovë, armë me të cilat dyshohet se u krye atentati me 2 të vrarë në zonën e Astirit.

Targat e mjetit ‘Toyota’, që u gjet i djegur janë AA 532 ON dhe rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari dhe analisti shqiptar
Familjarët e 25-vjeçares hodhën akuza se e dhunonte, reagon për herë të parë ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt!
Pirateronte kanalet shqiptare, hiqet aplikacioni “Kanali im”. Kryetarja e AMA-s: Mbrojmë prodhimin audiviziv shqiptar
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës, Kryemadhit dhe të tjerëve
“KonVer” shtrihet në gjithë Shqipërinë, fokus te nevojat e komuniteteve
TAGGED:Armand DuamaniErigers Mihasi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E kishte mbajtur sekret, Flori Mumajesi bëhet baba për herë të parë? Fotoja që po bën namin në rrjet
Next Article Në sherr me vjehrrën për Sali Berishën, Florina Garo flet pasi iu bashkua “Foltores” (FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Ferma Vip” pa kryeplak, Eduart Grishaj zbulon detajet një ditë para spektaklit
Tv Shows
March 26, 2026
Festivali i Pranverës në RTSH, Ermira Babaliu kundër kriterit të kufirit të moshës
Tv Shows
March 26, 2026
Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, si do luhaten temperaturat
Moti
March 26, 2026
Horoskopi 26 mars 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
March 26, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

“Ishte e lumtur atë ditë” – Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Kush e shkroi letrën? Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë

March 17, 2026
Aktualitet

Vritet xhaxhai i ish banores së Big Brother VIP Kosova, si ndodhi ngjarja

March 16, 2026
Ekonomi

Euro dhe dollari prekin fundin, me sa shiten e blihen monedhat e huaja

March 16, 2026
Sociale

Sot Dita e Verës/ Rrugët që janë bllokuar në Tiranë dhe Elbasan, deri kur zgjasin kufizimet

March 14, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?