Friday, June 9, 2023

|

Vite të tëra sherresh dhe armiqësie, Ledri bën paqe me “Babastars”?

po lexohet

Ledri dikur ka qenë pjestar i grupit të famshëm “Babastars”. Pikërisht me këtë grup, ka nisur edhe karriera e tij muzikore. Por, më pas, mes tyre pati sherre të shumta, për të cilat ka shumë aludime dhe ndër vite Ledri konsiderohej “armik” i grupit.

Antarët e “Babastars” nuk linin rast pa e thumbuar reperin, por duket se tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në fakt, dyshimet e afrimit të Ledrit me Babastars nisën që në momentin që u konfirmua bashkëpunimi i tij me Majk, i cili është pjestar i grupit dhe miku më i mirë i Getoarit, liderit të Babastars.

Së fundmi, Ledri është parë me një tjetër pjestar të rëndësishëm të grupit, menaxherin Dekorim Sahiti. E kaluara është hedhur pas krahëve dhe pavarësisht se nuk mendojmë që Ledri do i ribashkohet grupit, gjithsesi duket se po rikthehet miqësia e vjetër mes tyre.

të fundit

Pas eksperiencës në Shqipëri, Beniada synon të bëhet pjesë e Big Brother në Itali

Pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania, modelja e njohur shqiptare Beniada Nishani synon një tjetër format, atë të...

të ngjashëm