Tuesday, July 16, 2024

|

spot_img

(VIDEO) “Çdo infermieri nga 50 mijë lekë në ditë!” / Kamera kap vajzën duke dhënë para te ‘Shefqet Ndroqi’

po lexohet

Situata te “Shefqet Nroqi” ku ndodhen të shtruar rreth 200 pacientë me Covid-19 paraqitet tepër e rëndë, ndërsa për gazetarët e shumtë që ndodhen në ambientet e jashtme, familjarët e pacientëve kanë “lumë” ankesash.

Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsionin me infermierët, teksa thotë për kamerën e “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartëmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme.

Ashtu siç aludon kronika në fjalë: “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

Për më tepër ndiqni pamjet: 

të fundit

Rike Roçi në pritje të ëmbël? Ish-banorja e BBV flet për herë të parë pas lajmeve

Pak ditë më parë në media qarkulluan lajme që ngrinin dyshime se Rike Roçi ishte në pritje të ëmbël. Këtë...

të ngjashëm