Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Vatra infeksioni, Manastirliu: Të mbyllen klubet e natës, ndalohet muzika pas orës 20:00
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Vatra infeksioni, Manastirliu: Të mbyllen klubet e natës, ndalohet muzika pas orës 20:00
Shëndeti

Vatra infeksioni, Manastirliu: Të mbyllen klubet e natës, ndalohet muzika pas orës 20:00

Last updated: July 20, 2020 12:38
6 Min Read
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar vendimin e radhës të qeverisë, në kuadër të masave ndaj Covid-19.

Manstirliu deklaroi se ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura. Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdolloji.

Ministrja njoftoi gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare nëse konstatohet mos respektim i vendimit të qeverisë.

Lexo edhe:

Ulin kolesterolin dhe ju mbrojnë nga diabeti, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i qershive
Pse nuk duhet të përdorni një peshqir për të fshirë fytyrën tuaj?
Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës
Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Ky vendim, sipas Manastirliut, vjen pasi është konstatuar që në këtë periudhë, klubet e natës janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Manastirliu në komunikimin e saj ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitetin e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

“Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Deklarata e plotë:

“Siç ju kemi informuar në mënyrë të përditshme, Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga Covid-19. 123 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në dy spitalet Covid, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, edhe pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafeve tona mjekësore.

Kjo situatë që po kalojmë kërkon zbatimin rigoroz të rregullave dhe protokolleve të sigurisë. Çdo neglizhencë apo mos respektim i masave, cënon shëndetin e të gjithëve. Virusi nuk bën përzgjedhje. Ai prek çdo moshë, dhe përhapet me shpejtësi, atje ku njerëzit e lejojnë.

Ndërsa vihet re në javën e fundit, një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e respektimit më të mirë të masave të distancimit social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto.

Kemi konstatuar që në këtë periudhë, ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Të rinjtë dhe personat që frekuentojnë këto mjedise, në kushte të papranueshme për një kohë Pandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më të moshuarve.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

E kemi thënë dhe nuk do të lodhemi së përsërituri: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se për të mbrojtur shëndetin, duhet që gjithësecili të bëjë pjesën e vet, dhe gjithësecili të marrë përgjegjësi për veten dhe tjetrin.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se Normalja e Re kërkon edhe sakrifica, me qëllim që nesër, askush të mos pendohet për pasoja, që mund t’i kishte parandaluar thjesht përmes një sjellje më të përgjegjshme.

Çdo shtet dhe autoritet kudo në botë, ka kuptuar nga eksperienca disa mujore e luftës me virusin, se suksesi varet nga ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bashkëpunimi i tyre me autoritetet e shëndetit. Dhe kudo, autoritet po u bëjnë thirrje qytetarëve, që në këtë luftë që do të zgjasë, të bëhen palë me autoritetet dhe jo me virusin.

Çdo shtet dhe institucion kudo në botë është duke përshtatur ditë pas dite masat, për frenimin e një pandemie, e cila do ta ketë fundin me gjetjen e kurës dhe prodhimin e vaksinës. Deri atëherë, të gjithë bashkë, do të duhet ta përballojmë normalitetin e ri me zbatimin rigoroz të masave të distancimit social, higjenës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritetet shëndetësore rekomandojnë për mbrojtjen e shëndetit tuaj”.

Pesë arsye pse nuk mund të flini edhe kur jeni të lodhur

Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni sipas ekspertëve

Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

Zbuloni ushqimet që pastrojnë enët e gjakut, sipas stinës

Nga ngërçet muskulore te mpirja e gishtave, shenjat që tregojnë se keni mungesë kalciumi

TAGGED:klube nateOgerta manastirliu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pamela Anderson nuk njeh moshë, modelja publikon foto nudo nga shtrati dhe i vë ‘flakën’ rrjetit (FOTO)
Next Article 81 raste të reja në 24 orët e fundit, humb jetën një tjetër pacient tek Infektivi
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Elton Ilirjani ‘ndez’ rrjetin, shfaqet në krahët e burrit të tij
Të famshëm
May 19, 2025
Shtatzënë për herë të parë? Xheneta rrëfen të vërtetën, flet troç dhe për operacionet plastike
Të famshëm
May 19, 2025
Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit
Politikë
May 19, 2025
Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Politikë
May 19, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Ju shqetëson celuliti? Ja disa ushqime përmes të cilave mund ta largoni

April 15, 2025
Shëndeti

Arrat dhe frutat e thata: Cila është koha më e mirë për t’i ngrënë sipas ekspertëve

April 13, 2025
Shëndeti

Tetë ushqime që lehtësojnë menjëherë kapsllëkun

April 12, 2025
Shëndeti

Cilat janë përfitimet e zgjimit herët në mëngjes?

April 10, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?