Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojnë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojnë
Sociale

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojnë

Last updated: June 10, 2025 08:06
3 Min Read
SHARE
Demo

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë. Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet në vijim 2025–2030 të vënë në funksion në një universiteti për moshën e trete dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit dhe ndërveprimit ndër-brezor.

Universiteti për Moshën e Tretë (U3A) përbën një organizatë arsimore unike dhe globale, dedikuar personave mbi 50 vjeç. Ai krijon mundësi për të nxitur zhvillimin personal dhe angazhimin intelektual përmes kurseve me kohë të pjesshme dhe aktivitetit social, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor, cilësinë e jetës dhe reduktimin e izolimit social e vetmisë. Tirana do te jete qyteti i pare që do eksperimentoje me ketë projekt.

Programet do të zhvillohen “nga anëtarët për anëtarët” dhe do të përfshijnë një shumëllojshmëri tematikash si arte, gjuhë të huaja, filozofi, histori, shkenca natyrore, çështje aktuale, kultura, vullnetarizëm dhe aktivitete krijuese. Modelet që frymëzojnë këtë nismë janë ato franceze dhe britanike, tashmë të përhapura në shumë vende të botës, edhe pse komunikimi mes rrjeteve U3A mbetet i kufizuar.

Lexo edhe:

Sot Dita e Verës/ Rrugët që janë bllokuar në Tiranë dhe Elbasan, deri kur zgjasin kufizimet
12 marsi, dita ndërkombëtare e nënave që punojnë
Në vitin 2010, shkenca na tha se qëndrimi online ishte i mirë për fëmijët. Pastaj ndryshoi mendje. Pse?
Oligarkja e Shëndetësisë Merita Sheqi u ka shitur të sëmurëve ilaçe të skaduara! Rejsi Farma MILIONA € tendera nga spitalet

Rezultatet e pritshme përfshijnë stimulimin e aktivitetit mendor, nxitjen e lidhjeve sociale dhe përfshirjen e individëve të moshuar në aktivitete që nuk kanë pasur mundësi t’i eksplorojnë më parë, duke promovuar kështu një jetë aktive. Treguesit e performancës përfshijnë miratimin e akteve ligjore për funksionimin e universitetit dhe hartimin e programeve konkrete arsimore, kulturore dhe sociale. Treguesit e ndikimit parashikojnë krijimin e një modeli funksional të U3A në Tiranë dhe angazhimin e të paktën 80 individëve të moshuar në ndjekjen e kurseve.

Në një tjetër hap drejt integrimit të të moshuarve në jetën komunitare, projekti pilot “Të birësojmë një shkollë” synon krijimin e një ure ndërmjet brezave. Nisma do të zhvillohet në bashkëpunim me SHSSH, MAS, OJF-të dhe pushtetin vendor, dhe synon përfshirjen vullnetare të të moshuarve në jetën shkollore përmes mentorimit, ndarjes së eksperiencave jetësore apo leksioneve në fusha si matematika, gjuha, arte, shkencat natyrore, edukimi fizik etj.

Krahas leksioneve dhe aktiviteteve edukative, projekti përfshin edhe përfshirjen e përbashkët të të moshuarve dhe të rinjve në forume, aktivitete kulturore, mbjellje pemësh, diskutime mbi çështje klimatike apo seminare për luftimin e diskriminimit ndaj moshimit. Në këtë mënyrë, forcohet ndërveprimi social dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën që të moshuarit sjellin në komunitet./ Monitor

Zgjidhen mësuesit më të mirë në shkollat publike të Tiranës, fituesit marrin çekun e shpërblimit
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël
Konsumatorët të shqetësuar nga çmimet e Conad Albania, dyfish më shtrenjtë se në Itali
Skandali i qumështit të kontaminuar për bebe: AKU gjobit Rossmann & Lala
Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, arrin në 150 lekë!
TAGGED:Universitet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Next Article “Nuk është gjithmonë e lehtë, por ndjej që është momenti”, Alba ndahet nga Limi?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vritet xhaxhai i ish banores së Big Brother VIP Kosova, si ndodhi ngjarja
Aktualitet
March 16, 2026
“I janë bërë shumë padrejtësi”/ Këngëtari u arrestua me armë, Ylli Limani i del në mbrojtje Gjestit
Të famshëm
March 16, 2026
Euro dhe dollari prekin fundin, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Ekonomi
March 16, 2026
Kthjellime dhe reshje shiu në mbrëmje/ Parashikimi i motit, 16 mars 2026
Moti
March 16, 2026

Lexo edhe:

Sociale

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës: Drekë falas dhe zgjatje orari deri në orën 16:00

February 26, 2026
Sociale

Investimet në ujësjellës-kanalizime; deputeti Arkend Balla i sjell në fokus në Komisionin e Ligjeve

February 16, 2026
Sociale

Kush janë mësuesit që frymëzuan Tiranën? Nis votimi publik për finalistët

February 16, 2026
Sociale

EMRI/ U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, ja kush është mësuesi ‘misterioz’

February 8, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?