Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: U dënua me 25 vjet burg nga Haga, reagon për herë të parë Hashim Thaçi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Rajon > U dënua me 25 vjet burg nga Haga, reagon për herë të parë Hashim Thaçi
Rajon

U dënua me 25 vjet burg nga Haga, reagon për herë të parë Hashim Thaçi

Last updated: September 17, 2026 19:16
4 Min Read
SHARE
Banner

Përmes avokatit të tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, siç e ka cilësuar ai, të jashtëzakonshëm që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu ka apeluar te qytetarët ta ruajnë qetësinë pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me një shënim në “X”, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, u shpreh se do ta apelojnë vendimin.

Lexo edhe:

Arrestohet nipi i Hashim Thaçit në Prishtinë
Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Parlamenti Europian kërkon përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Maqedonisë së Veriut
E veçantë nga Prishtina/ Kafe dhe çaj falas për tifozët turq: Keni paguar në 1999

Sipas tij, mbrojtja pretendon se gjatë procesit gjyqësor dhe në aktgjykimin e shkallës së parë janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, të cilat, sipas saj, kanë ndikuar në drejtësinë e procesit.

Mishetiç ka thënë se mbrojtja gjatë gjithë procesit ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është zhvilluar gjykimi, veçanërisht për pyetjet që anëtarët e Trupit Gjykues u kanë bërë drejtpërdrejt dëshmitarëve dhe palëve.

Sipas mbrojtjes, këto ndërhyrje kanë qenë të tilla që kanë krijuar dyshime për paanshmërinë e trupit gjykues.

”Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ai u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në reagimin e tyre ndaj padrejtësisë së djeshme.

Avokatët e z. Thaçi do të apelojnë aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke argumentuar se janë bërë gabime të rëndësishme në interpretimin e ligjit dhe në vlerësimin e fakteve, të cilat kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me respektimin e rregullave procedurale dhe të drejtën për një proces të drejtë, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që, sipas Mbrojtjes, nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë.

Mbrojtja qëndron në qëndrimin se ndërhyrjet e gjyqtarëve kanë tejkaluar kufijtë e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar perceptimin e paanshmërisë që kërkohet nga standardet ndërkombëtare të drejtësisë. Sipas saj, kjo mungesë paanshmërie është reflektuar tashmë edhe në aktgjykimin e Trupit Gjykues.

Mbrojtja argumenton se konstatimet e fajësisë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara nga prova të tjera.

Për më tepër, gjatë ditës së djeshme, Trupi Gjykues deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi më herët kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos diskutonin publikisht rastin e z. Allaqi gjatë seancave gjyqësore, si dhe kishte urdhëruar që të gjitha provat që lidhen me këtë çështje të mbaheshin konfidenciale.

Sipas Mbrojtjes, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është mbështetur ky përfundim janë mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave.

Mbrojtja do të apelojë vendimet e Trupit Gjykues, duke argumentuar se ato kanë shkelur të drejtat e tij themelore për një proces të drejtë, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës.

Z. Thaçi mohon në mënyrë të prerë çdo përfshirje në vrasje.

Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut te institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Mbrojtja do të paraqesë zyrtarisht njoftimin për apel pranë Panelit të Apelit, me qëllim korrigjimin e këtyre gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale”, thuhet në reagim.

Iu përmend emri në gjyqin për vrasjen e Liridonës, Pacolli “thyen heshtjen”
Vjosa Osmani: Si Albin Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën
Një model i spastrimit etnik të heshtur
A pagoi Naim Murseli për vrasjen e partneres së tij? Gjykata i zbulon borxhin 320 mijë eurosh
Sot bëhen 2 vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, prek vëllai: Ende s’mësohemi dot pa ty
TAGGED:Hashim Thaci

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Skuadra e re e “Goca dhe gra”, Selin dhe Orinda moderatore në sezonin e ri
Next Article Ngjela: Për të hequr xhelozinë duhet ta lësh të dashurën të shkojë me dikë tjetër!

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
Sociale
October 7, 2026
Don Xhoni i jep fund beqarisë? Reperi së shpejti drejt altarit
Tv Shows
October 7, 2026
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
Ekonomi
October 7, 2026
“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
Aktualitet
October 7, 2026

Lexo edhe:

Rajon

Nga nesër ndalet transporti urban në Prishtinë, shkak bllokimi i buxhetit

November 23, 2025
Rajon

“500 euro paga minimale”/ Albin Kurti miraton rritjen e rrogave duke filluar nga janari 2026!

October 31, 2025
Rajon

Ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale në Gjakovë

October 13, 2025
AktualitetRajon

Eksperti mjekoligjor në Gjykatë: Liridona Ademaj u vra nga një largësi prej 2 deri në 5 centimetra

October 7, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?