Tuna zbuloi pak ditë më parë se është bërë nënë për herë të dytë duke surprizuar fansat e saj pasi e kishte mbajtur të fshehtë shtatzaninë. Këngëtarja e ndau lajmin në rrjete sociale, me një dedikim të bukur për djalin e dytë të porsalindur, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna. Ndërkohë së fundmi, Tuna ka publikuar një video të ëmbël të dy djemve të saj. Tian, që sapo ka mbushur 4 vjeç shihet duke puthur vëllain e vogël.
Kujtojmë që Tuna përflitet se është ndarë nga Patris Berisha. Një gjë e tillë është reflektuar gjithashtu dhe me videon që ndau në rrjete sociale nga festa ku zbulonte gjininë e bebit. Fakti që Patrisi nuk ishte pjesë e festës së fëmijës së tij të dytë tregon se gjithçka mes tyre ka marrë fund.