Në Prizren, të mërkurën një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Bëhet fjalë për punëtorin e Doganës së Kosovës, Enis Thaqin.
Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë institucion ndër vite.
“Drejtori i Përgjithshëm, z. Agron Llugaliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke theksuar humbjen e madhe që kjo ndarje sjell për komunitetin tonë profesional. Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, shkruhet në telegram.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.


