Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Tradhtia shkaku i ndarjes mes Princ Lekës dhe Elias? Dalin detaje të reja
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tradhtia shkaku i ndarjes mes Princ Lekës dhe Elias? Dalin detaje të reja
Të famshëm

Tradhtia shkaku i ndarjes mes Princ Lekës dhe Elias? Dalin detaje të reja

Last updated: January 20, 2024 14:25
6 Min Read
SHARE
Demo

Pas më shumë se tre muajsh thashetheme, Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan vetë ndarjen e tyre. Gjithçka nisi të zbulohej kur Geraldina festoi ditëlindjen pa të dy prindërit, ashtu si ishim mësuar t’i shikonim në portretet e tyre familjare. Shpejt doli në pah dhe historia e re e dashurisë së Princ Lekës.

Një fotografe disa vite më e re në moshë, ia kishte marrë mendjen Princit, që tashmë e jeton këtë histori dashurie, pa u fshehur nga sytë e publikut. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të përflitet se në fakt, Blerta ishte shkaku i ndarjes së kësaj dysheje. Portalet shkruanin se tradhëtia solli divorcin mbretëror, teksa vetë Leka dhe Elia kishin zgjedhur të heshtnin. Mirëpo së fundmi, gjatë një interviste, ish-këshilltari për marrëdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, ka treguar se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Ai tha që lidhja e Princit me fotografen nuk është shkaku i ndarjes së dyshes, pasi kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysMë më parë. Ndër të tjera, ish-këshilltari i përgenjështroi lajmet se afera e dashurisë së Princit me fotografen është shkaku i ndarjes së dyshes, pasi sipas tij, Princi ka kanë vetëm 1 muaj e gjysmë që shoqërohet me Blerta Celibashin.

Lexo edhe:

“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Përplasje mes Jonida Maliqit dhe Soni Malajt, çfarë ka ndodhur mes vajzave para “Ferma Vip”
Nga Amerika në Shqipëri për Ferma Vip, Ermiona Lekbello: Ja pse pranova
Roberti dhe Nora kthehen sërish bashkë?

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur. Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysmë që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës. Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka pasur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marrë fund”, tha ai.

Ishte Princ Leka i pari që përmes një reagimi zyrtar, ka njoftuar ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Princ Leka thekson se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

“Përshëndetje miq dhe dashamirës, me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë! Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën. LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”, shkruajti Princ Leka.

Pas Princ Lekës, një reagim erdhi edhe nga Elia Zaharia, e cila teksa konfirmoi ndarjen tha se ky nuk është një realitet që e lumturon. Ajo shkruan ndër të tjera se nuk do të donte kurrsesi që vajza e tyre, Geraldina, të rritej me prindër të ndarë, por thotë se ishte e vetmja rrugëzgjidhje.

“Miq dhe dashamirës, më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falënderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajë! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruajti aktorja.

Një dasmë së shpejti? Kida rrëfen planet: Babai im nuk më jep ndryshe!
Zbulohet çfarë ndodhi me Inën dhe Kejsin pas daljes nga Big Brother, pse u nda çifti?
“U qëllua pasi i dha një përqafim vrasësit”, dje u arrestuan dy xhaxhallarët e tij, rrëfimi prekës i Stenaldos për vrasjen e të atit
Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë një person për të marrë hakun e babait të tij
A është Brikena nusja ideale për mamin? Motra e Mateos zbulon si e pritën puthjen
TAGGED:ndarjePrinc lekashkak

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Sporti në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme sportisti me famë botërore (Emri+Foto)
Next Article Të dashura VIP dhe precedentë penalë, zbulohen disa nga sekretet e banorëve të BBV. Nga Romeo, Meritoni dhe…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën!
Aktualitet
April 12, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
April 12, 2026
Horoskopi 12 prill 2026, çfarë parashikojnë yjet pë ju
Horoskopi
April 12, 2026
Miti i IQOS bie: Studimi zbulon të vërtetën shqetësuese
Sociale
April 11, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

“Dy vite më parë humba nënën në Amerikë”, rrëfehet mes lotëve Moza Ahmeti

April 4, 2026
Tv Shows

Konflikti mes Sonit dhe Jonidës? Shoqja e ngushtë e këngëtares, zbulon të vërtetën

April 2, 2026
Tv Shows

E papritur, konkurrentja e “Ferma VIP” përfundon në spital

April 2, 2026
Tv Shows

Kërkesa e nënës së Selin për të lënë shtëpinë, Miri bën veprimin e papritur ndaj saj

April 2, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?