Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Të dashura VIP dhe precedentë penalë, zbulohen disa nga sekretet e banorëve të BBV. Nga Romeo, Meritoni dhe…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Të dashura VIP dhe precedentë penalë, zbulohen disa nga sekretet e banorëve të BBV. Nga Romeo, Meritoni dhe…
Të famshëm

Të dashura VIP dhe precedentë penalë, zbulohen disa nga sekretet e banorëve të BBV. Nga Romeo, Meritoni dhe…

Last updated: January 20, 2024 16:33
7 Min Read
SHARE
Banner

“Big Brother” ka nisur të shtunën e kaluar dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut. 18 konkurrentë u bënë pjesë e garës natën e parë, ku iu bashkëngjitën edhe 6 të tjerë mbrëmjen e së martës.

Ndonëse vetëm në ditët e para, menjëherë kanë nisur të krijohen miqësitë e para, apo edhe armiqësitë. Lufta për vëmendje është natyrisht edhe kryefjala e këtij formati, ku gjithçka bëhet për hir të asaj që quhet lojë.

Por si çdo vit, shumë interes kanë edhe historitë që personazhet sjellin brenda këtij formati. Javë pas jave, publiku njihet me detaje nga jeta e tyre, që ndonëse personazhe të famshëm më herët nuk i dinim.

Lexo edhe:

Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
A do të jetë moderatore në Big Brother Vip Kosova? Jonida Vokshi tregon vendimin e papritur
Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon
Ja 3 mënyra të shpejta për të rregulluar flokët kur jeni me nxitim…

Ajo që duam të theksojmë që në krye të herës është fakti se këtë vit, historitë e personazheve që janë pjesë e lojës, do t’ju lënë pa fjalë. Drama, tragjedi, sekrete dhe dashuri janë vetëm disa nga ato çfarë pritet që publiku të njohë javët e ardhshme.

Megjithatë, ka shumë prej tyre që disa pjesë të errëta nuk do të preferonin ti zbulonin. Për shembull, lidhjet e dashurisë që kanë shkuar keq. Shumë prej banorëve në lojë kanë deklaruar se janë single, duke qenë kështu të hapur për njohje të reja. Por atë çfarë nuk kanë thënë, të pakten ende, janë disa nga historitë e tyre të dashurisë, që jo gjithmonë i kemi ditur.

Ajo që ka spikatur ditët e fundit ka qenë kimia e Sarës me Romeon. Dy të rinjtë duket se kanë një raport shumë të mirë së bashku dhe si ashtu zbuluan të dy, shkak është bërë bashkëpunimi i para disa viteve. E në fakt, në vitet ku Sara punonte me Romeon dhe Donaldin, të shumtë janë ata që flasin për një flirt mes tyre.

Ndonëse nuk dinë asgjë rreth faktit nëse kanë pasur apo jo një lidhje dashurie, me bindje shprehen se në fakt, si Romeo dhe Sara edhe në atë kohë kishin një komunikim të shkëlqyer dhe se kalonin kohë cilësore së bashku.  Deri më tani në lojë, dy të rinjtë e kanë pranuar njohjen dhe vlerësimin për njëri-tjetrin, por pa folur për një raport më shumë se kaq.

Ndonëse në hije brenda lojës së “Big Brother”, Gabriel Mezini, vite më parë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të historive romantike. Konkretisht, futbollisti në atë kohë njihej si i dashuri i Klea Hutës. Dyshja u pa së bashku për disa muaj me rradhë, duke u shndërruar shpejt në një çift të dashur. Megjithatë, kohë më pas, ndarja e tyre mbeti tërësisht pas dhe asnjëherë më nuk u fol për këtë histori.

Por, një situatë më të komplikuar ka pasur Meritoni, i cili ka një konflikt të hapur me nënën e djalit të tij. Ashtu si edhe vetë moderatori e ka thënë, ai është bërë baba i një djali rreth 8 vite më parë, por me ish-partneren nuk ka raporte dhe aq të mira.

“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tem. Djali jem është gjaku jem dhe për kurgjo në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër, sepse unë jam baba i djalit”, ka thënë Meritoni pak kohë më parë, pasi konflikti i tyre u bë publik.

Ndërkohë, edhe ish- partnerja e Meritonit, Egesta, ka reaguar në “InstaStory” dhe i është drejtuar me akuza të rënda.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’ e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ‘live’. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë.

Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Jo pak probleme me ish-partneren ka pasur edhe Klodian Duro. Gjykata e Tiranës dënoi me 4 muaj burg ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro rreth 4 vite më parë. Ish-futbollist u dënua për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa u denoncua nga kjo e fundit pasi tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e saj.

Më herët, ai ndodhej në arrest shtëpie, gjë që duket se e shpëton edhe nga dënimi në burg. Duro ishte divorcuar me partneren përpara disa kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve, ndërsa ajo kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.

Por, probleme me drejtësinë nuk ka pasur vetëm Duro. Sakaq, e kemi ende të freskët, çështjen e hapur për dhunë ndaj Romeos dhe Donaldit. Vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim.

Ndërkohë që në shtëpinë e “Big Brother” është edhe një vajzë që ka precedent penal. Megjithatë, duke qenë se loja është vetëm në fillim, do të duhet të presim nëse historia do të zbulohet vetë nga protagonistja, apo mediat do ta publikojnë. Ndërkohë, në javët në vijim, pritet të zbulohen histori të forta familjare, ku për herë të parë, disa konkurrentë të kësaj loje, do të zbulojnë raportet e vështira me familjarët.

Big Brother VIP Albania nis më herët këtë vit? Ja detaji që nxiti dyshime
Publikoi videon me ish-partnerin e saj, Rizarta Hoxha dhe Elton Tozaj ‘përplasen’ në instagram
Arbër Çepani dhe Rizarta Hoxha në një lidhje? Ja reagimet e tyre pas fotos në Barcelonë
A do të lërë Top Channel për qeverinë Rama? Reagon Grida Duma
Edhe pak ditë nga data speciale, Kida i jep fund beqarisë në 1 shtator

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Tradhtia shkaku i ndarjes mes Princ Lekës dhe Elias? Dalin detaje të reja
Next Article Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga ekzekutimi i mafiozit më të madh irakien: Si 19-vjeçari shqiptar e vrau në Bagdad

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi i shtatorit/ Ja shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
Horoskopi
August 30, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Ekonomi
August 29, 2026
Temperatura përvëluese, moti sot deri në 37°C!
Moti
August 29, 2026
Horoskopi 29 gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
August 29, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Në një lidhje me Almedina Ismajlin? Reagon për herë të parë Dj Pm

August 26, 2026
Tv Shows

Nga Big Brother, Ferma Vip, Portokalli dhe Për’puthen, të gjitha lëvizjet e merkatos së shtatorit në televizion

August 26, 2026
Të famshëm

Kush është shqiptarja që i dha një pamje të re Erling Haaland-it?

August 25, 2026
Profili i Vipave

“Faleminderit Zot”/Fejohet aktori i humorit Bes Kallaku?

August 25, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?