Top Channel ka konfirmuar se Big Brother edhe këtë vit, ashtu si në dy edicionet e shkuara, do të moderohet nga Ledion Liço. Në siglën e publikuar për sezonin e ri televiziv shfaqen pjesë nga dy edicionet e kaluar, ku disa herë transmetohet edhe Ledioni si moderator.
Ky është një konfirmim pas zërave në rrjet për një rikthim të mundshëm të Arbanës apo një formule të re moderimi. Big Brother do të nisë në dhjetor, ndërsa janë mësuar edhe emrat e parë të kastit.
Disa ditë më parë, Vip Magazine raportoi se mes të përzgjedhurve janë edhe moderatorët Sabina Mete dhe Ardit Murataj.


