Wednesday, July 17, 2024

|

spot_img

“Temperaturat e larta, rrezik për zjarre”, ministria e Mbrojtjes paralajmëron qytetarët

po lexohet

Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar qytetarëve me një kujtesë se çdo zjarrvënie e rrezikshme në pyje dënohet deri në 15 vite burg.

“Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet”, thuhet në njoftimin e ministrisë, ndërkohë që theksohet se duhet pasur kujdes sepse një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme

Postimi i plotë:

Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!

Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha.

Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto:
-127
-128
-129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile

08000911.

të fundit

Arilena Ara feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e njohur Arilena Ara feston sot 26 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, Ara...

të ngjashëm