Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Raiffeisen bank, banka që bën humor me hallet e shqiptarëve”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > “Raiffeisen bank, banka që bën humor me hallet e shqiptarëve”
UncategorizedEkonomi

“Raiffeisen bank, banka që bën humor me hallet e shqiptarëve”

Last updated: July 8, 2025 09:26
4 Min Read
SHARE
Banner

Gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka hedhur akuza të forta ndaj Raiffeisen Bank, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik me fushatën e saj të fundit për “kreditë e buta”. Sipas Tomorrit, banka nuk kontribuon financiarisht në këtë skemë dhe përkundrazi, përfiton prej saj në kurriz të buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë.

Në një reagim publik të publikuar në rrjetet sociale, gazetari shkruan se Raiffeisen po përpiqet të pastrojë imazhin pas skandaleve të fundit të raportuara në media lidhur me abuzimet në sektorin e kredidhënies.

“Raiffeisen ka nxituar të shpërlajë imazhin e saj duke bërtitur publikisht se po mbështet familjet e reja me kredi të buta. Por a heq para nga fitimet e veta? Jo. Ata që mbështesin familjet janë taksapaguesit shqiptarë, jo banka,” – shkruan ai.

Lexo edhe:

Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa

Tomorri thekson se banka nuk ka asnjë kontribut real në programin e kredive të buta, ndërsa fiton nga interesat dhe tarifat që mbulohen nga fondet publike. Ai ironizon se “Raiffeisen bën humor me hallet e miletit”, ndërkohë që e shet këtë përpjekje si program përgjegjësie sociale.

Gazetari gjithashtu ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e ndonjë programi serioz social nga ana e bankës, duke shtuar se aktivitetet e vetme publike janë disa pemë të mbjella te Liqeni i Tiranës, të cilat sipas tij janë përdorur për qëllime marketingu politik.

Më poshtë, deklarata e plotë e gazetarit Klodian Tomorri:

E vënë në qendër të skandaleve, për abuzime me kreditë siç janë rastet e fundit të bëra publike në media, Raiffeisen ka nxituar të shpërlajë imazhin e saj duke bërtitur publikisht se po mbështet familjet e reja me kredi të buta.

Po si i mbështet Raiffeisen familjet e reja me kredi të buta? A është duke hequr para nga fitimet e veta të majme? Përgjigja është: jo.

Ata që po mbështesin familjet e reja me kredi të buta janë takspaguesit shqiptarë, jo Raiffeisen. Paratë i paguan buxheti. Ndërsa Raiffeisen jo vetëm që nuk mbështet asnjë lek, por përkundrazi fiton para edhe nga kreditë e buta. Por Raiffeisen bën humor me hallet e miletit.

Për të vazhduar më tej, thonë që kemi shumë programe të përgjegjshmërisë sociale! Cfarë programesh të përgjegjshmërisë sociale ka Raiffeiseni?

Ka mbështetur me bursë ndonjë fëmijë nga shtresat në nevojë?
Ka financuar ndërtimin e ndonjë shkolle apo spitali? Jo.
Ka mbështetur ndonjë të moshuar pa njeri? Jo.
Thjesht kanë mbjellë ca pemë nga liqeni – dhe edhe aty janë përdorur politikisht.

Këto janë programet e përgjegjshmërisë sociale të Raiffeisenit. Por nejse.

Problemi më i madh me Raiffeisen – dhe një pjesë të bankave të huaja – është diku tjetër.
Ato po shndërrohen në frenues të rritjes ekonomike në Shqipëri.

Menaxherët e huaj që ato sjellin në Shqipëri nuk e kanë fare në prioritetet e tyre menaxhuese financimin e ekonomisë kombëtare. Por përkundrazi. Luajnë në fushën e tyre të sigurt dhe jetojnë jetën e bukur që u ofron Shqipëria.

Herë me të dashurat dhe herë me të dashurit e tyre, sipas rastit. Këto punët e festave lavish i bëjnë mirë Raiffeisen.
Ndërsa sa për përgjegjshmërinë sociale, janë këto barcaletat me kredi për shtresat në nevojë.

 

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve
TAGGED:klodian tomorriRaiffeisen Bank

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nuk mund të ndaloni djersitjen? Këto 3 pije do të lehtësojnë shpejt
Next Article MË NË FUND SHI! Metereologu Osmani: Ja ç’do të ndodhë me temperaturat sot, por bëhuni gati për nesër

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Politikë
October 15, 2026
Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Politikë
October 15, 2026
Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Tv Shows
October 15, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 15, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

September 8, 2026
Ekonomi

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

September 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?