Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Të pathënat për jetën e saj/ Prapaskenat e lidhjes së Beniada Nishanit me yllin e futbollit italian! E vërteta e dasmës së anuluar dhe bukuroshja që i zuri vendin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Të pathënat për jetën e saj/ Prapaskenat e lidhjes së Beniada Nishanit me yllin e futbollit italian! E vërteta e dasmës së anuluar dhe bukuroshja që i zuri vendin
Të famshëm

Të pathënat për jetën e saj/ Prapaskenat e lidhjes së Beniada Nishanit me yllin e futbollit italian! E vërteta e dasmës së anuluar dhe bukuroshja që i zuri vendin

Last updated: March 5, 2022 17:14
7 Min Read
SHARE

“Kam qenë e lidhur me të për 7 vite dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit, nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurt që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”, ishte kjo deklarata e Beniada Nishanit brenda “Big Brother VIP”, që riktheu edhe njëherë në vëmendje një histori rozë të famshme në Itali.

Modelja shqiptare prej shumë vitesh kishte qenë në një lidhje me Mattia De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë. Në rrëfimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother”, Beniada u shpreh se ishte ajo, që i kishte dhënë fund kësaj lidhjeje me bindjen se ai ende e donte dhe e ndiqte.

Por, në fakt jeta e futbollistit ka vijuar dhe duket se historia me Beniadën i përket së shkuarës dhe tashmë ka gjetur dashurinë. Konfliktet mes tij dhe modeles shqiptare kanë nisur shumë përpara se të flitej për një dasmë.

Lexo edhe:

Zbulohet i dashuri i Lornës, reperi shqiptar që jeton në Amerikë
Zgjidhet lideri, ja kush do ta ‘drejtojë’ shtëpinë e BBV në ditët në vijim
Trondit Elton Tozaj, bën deklaratën e fortë për Alba Pollozhanin
“Mos e bëj më, boll”, Alba i drejtohet Limit teksa puthet me Dolcen para saj

Debatet, largësia dhe shpeshherë xhelozia kanë sjellë edhe në ndarjen e tyre. Nga miqtë e afërt të finalistes së “Big Brother” është bërë me dije se stili i jetesës së futbollistit, fama dhe largësia për shkak të lojës kanë çuar edhe në shkëputjen e një dysheje, që kanë pasur shpeshherë ulje-ngritjet e veta.

Demo

Beniada dhe futbollisti i famshëm kishin edhe një diferencë të vogël në moshë, ku modelja ishte pak vite më e madhe se ai.

Ndonëse Mattia De Sciglio është një emër shumë i njohur në Itali, historia e tij me Beniadën nuk është pasqyruar kurrë në mediat italiane, duke e konsideruar këtë histori si kalimtare dhe jo një histori që do t’i çonte drejt altarit.

Ndonëse modelja ka tentuar famën në Itali, sa me pozat nudo, aq edhe me këtë histori rozë me një personazh të famshëm, mediat thuajse asnjëherë nuk kanë pasqyruar detaje nga jeta e kësaj dysheje. Fotot e tyre të para së bashku qarkulluan vetëm tani “online”, që Beniada mori famë nga “Big Brother”.

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për lidhjen aktuale të Mattia De Sciglio. Futbollisti që nga viti 2014 është në një lidhje me bukuroshen Giulia Vesce. Mattia është njohur në Santo Domingo me Giulia Vesce.

Nuk dihet nëse njohja e çiftit është bërë në kohën kur ai dhe finalistja e “Big Brother” ishin në krizë, apo i kishin dhënë fund kësaj lidhjeje. Mediat italiane kanë bërë me dije se ata kanë së bashku që nga viti 2014, duke folur për një dashuri të madhe mes të dyve. Në mediat sportive, por edhe ato rozë, çdo dalje e partneres së tij konsiderohet një lajm, duke vlerësuar lidhjen e tyre.

Ndonëse Giulia Vesce ka preferuar të mbetet një personazh sa më diskret, mediat përfitojnë nga çdo detaj për të zbuluar diçka më shumë nga ajo.

“Historia mes bukuroshes dhe mbrojtësit të Juventusit vazhdon prej kohësh, duket nga “Botërori 2014” (jo me shumë fat për Kombëtaren italiane). Për pjesën tjetër ne dimë shumë pak, duke pasur parasysh që Giulia ka një profil në “Instagram”, por është privat. E vetmja herë që ajo u shfaq në publik ishte në bashkëpunim me “Le Iene” në shakanë organizuar për De Sciglio. Një grua shumë e rezervuar, por e rëndësishme është se ajo ka fituar zemrën e mbrojtësit të Juventusit”, shkruajnë mediat italiane për partneren e mbrojtësit italian, sipas panoramaplus.

Nga futbollisti, tek i dashuri që mbante me lekë

Beniada ndërkohë brenda “Big Brother VIP” ka folur edhe për një tjetër histori dashurie, këtë herë shumë larg shkëlqimit që kishte me lidhjen me futbollistin e famshëm. Teksa ka qenë duke folur me aktorin Donald Veshaj, Beniada ka treguar sesi është ndarë nga një lidhje toksike që ka pasur.

Lidhja me djalin, të cilit nuk ia tregoi emrin ka zgjatur vetëm tre muaj.

“Vetëm me psikopatët gjithmonë… Mora biletën, u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për t’u kthyer në shtëpi, por as nuk më interesonte. Telefonova babain, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë ‘ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria’, edhe u bë keq fare. Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë.

Kur u kthyem, një javë nuk folëm dhe ai një ditë më tha ‘më fal, ke të drejtë, janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar’. Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xhelozë. I thoshin: ‘Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele…’. I kishin thënë që ndoshta rri me të, e kam një tjetër në Milano. Ai filloi të thoshte: ‘Hajde jeto me mua, çfarë do të bësh në Milano’? Në dy muaj ishin pak, si do shkoja te shtëpia e tij?! Ishte muskuloz kështu, gabimi im ka qenë që unë për herë të parë jam kapur me një person vetëm nga ana estetike, e vjen një moment që… Jo, nuk e shijova anën estetike se kishte diçka që nuk ma mbushte mendjen 100%”, – ka deklaruar modelja brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Një tjetër banor futet në shtëpi, gazetari i njohur bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania 5
Banori mëson se personi i tij i dashur ka ndërruar jetë, ja si reagon (Video)
BBVA/ Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, kush janë pesë banorët që shkojnë në nominim
Për herë të parë rikthehet…/ Zbuloni çfarë do të ndodhë sot në spektaklin e BBVip 5: Eliminim i dyfishtë dhe…
Mateo zbulon marrëdhënien me Brikenën: Njerëz të tjerë ndërhynë në raportin tonë
TAGGED:Beniada Nishani

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Merr urimin e zemrës nga Ermali, s’do ta besoni sa vjeç mbush sot Amarda Toska
Next Article Xhensila në pritje të ëmbël? Reagon këngëtarja: Një vëlla ose një motër është…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rama merr vendimin: Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut
Politikë
January 21, 2026
Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës një fitore për shqiptarët
Sociale
January 21, 2026
Dalin pamjet e rënda/ Lim Hoti është dhunuar para hyrjes në Big Brother VIP nga ky reper (VIDEO)
Uncategorized
January 21, 2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryebashkiaku i këtij qyteti (Emri+Foto)
Aktualitet
January 21, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

“Dua të dal”/ Alba kërkon sërish largimin nga Big Brother VIP, çfarë po ndodh me të?

January 20, 2026
Të famshëm

Flori Mumajesi, mungesa dhe heshtja e tij, Fifi flet e shqetësuar: Çfarë ka ndodhur me këngëtarin e njohur?

January 19, 2026
Të famshëm

Modelja e njohur shqiptare pëson hemoragji cerebrale, hapet fushatë ndihme për Dajana Kalon!

January 19, 2026
Tv Shows

Bashkëshortja e Erik Lloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre: Nuk isha dakord…

January 19, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?