Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Sonte nis “Big Brother Vip 3″, njihuni me VIP-at që pritet të bëhen pjesë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Sonte nis “Big Brother Vip 3″, njihuni me VIP-at që pritet të bëhen pjesë
Të famshëm

Sonte nis “Big Brother Vip 3″, njihuni me VIP-at që pritet të bëhen pjesë

Last updated: January 13, 2024 13:40
9 Min Read
SHARE

Sonte në mbrëmje, pritet të nisë edicioni i tretë i “Big Brother Vip 3”, ku prej shumë muajsh, kanë nisur të aludohen edhe emrat e parë të konkurrentëve që do të mbajnë mbërthyer publikun, për më shumë se tre muaj.

Ndërkohë, që në rrjet janë publikuar edhe emrat e konkurrentëve, që këtë vit do të bëhen pjesë e lojës.

Mbrëmjen e sotme, publiku shqiptar, bëhet gati të mirëpres në shtëpinë e “Big Brother”, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica, Lediona Xheladina, Ervin Gonxhi, Sara Gjordeni, Roza Lati, Rike Roci, Gabriel Mezini, Gaz Ujkashi, Alfio Rrotani, Elvis Myrtaj, Heidi Baçi, Klodian Duro, Bardhi, Dea Vieri, Fatjon Kuqari, Albi Nako, Arta Kabashi, Meri Shehu.

Lexo edhe:

Limi tradhton Albën/ Shfaqet me një vajzë tjetër — Reagon Alba (FOTO)
Arjola jep lajmin e trishtë, humb njeriun e zemrës
Elton Ilirjani ‘ndez’ rrjetin, shfaqet në krahët e burrit të tij
Shtatzënë për herë të parë? Xheneta rrëfen të vërtetën, flet troç dhe për operacionet plastike

Ndërkohë, që pjesë e kastit pritet të jetë edhe Olsi Bylyku.

Por teksa tashmë janë konfirmuar disa prej banorëve, shumë habi ka bërë për disa nga emrat që pritet të ishin prezent, por që duket se do të mungojnë.

Konfirmimi i hyrjes së modeles Ekaterina Dubenik dhe vjehrrës së saj Shegushe Zeqiraj në “BBV3”, “çmendi” rrjetin dhe një hyrje “nuse-vjehrrë” në shtëpi, nxiti mjaft interes te publiku.

Mirëpo, ka qenë vetë partneri i Katerinës dhe djali i Shegushes, gazetari Klinton Zeqiraj, i cili ka bërë me dije se partnerja dhe nëna e tij, nuk do të bëhen pjesë e spektaklit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Klintoni shkruan: “Duke qenë se rrjeti gëlon këto ditë për faktin që mami dhe Katerina mund të jenë pjesë e BBV3 jeni të shumtë që më keni pyetur pafund dhe keni treguar dashamirësinë tuaj për t’i parë në një format si Big Brother Vip, po ju bëj me dije se: Me gjithë dashurinë që keni treguar dhe respektin ndaj jush as mami as Katerina nuk do të jenë pjesë e programit. Faleminderit nga zemra për të gjithë komentet dhe mesazhet pozitive. ‘Love you all’”.

Gjatë një “live” në “Instagram” mbrëmjen e djeshme, gazetari Andi Vrapi, ka treguar se në fakt dyshja janë tërhequr pasi produksioni, vendosi që të mos i fuste më datë 13 janar siç ishte menduar, por ta shtynte hyrjen e tyre deri më datë 15 shkurt, pasi një tjetër banor i “hyrjeve të dyta në BBV” ishte tërhequr dhe Ekaterina dhe Shegushja nuk kanë pranuar.

Një tjetër emër që dukej se do të ishte pjesë e garës ishte edhe Adelina Tahiri.

Këngëtarja maqedonase e kishte shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e garës, por diçka ka ndodhur dhe ajo ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Adelina tregoi, se ka pasur ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother 1”, por nuk ka pranuar për shkak të djalit: “Kam pasur ftesë në ‘Big Brother’-in e kaluar. Nuk kam pranuar për çështjen e Jonit. Është ende i vogël. Nuk e kam Jonin në një moshë dhe rrethanat e mia nuk ma kanë bërë të mundur që të hyj rehat. Sepse unë dua të hyj për të bërë lojë dhe shoë, ndërsa kur kam fëmijën jashtë, nuk është se hyj me përqëndrim 100 për qind”, ka thënë këngëtarja.

E tashmë me ndarjen që i është bashkuar kësaj situate, hyrja e Adelinës në “Big Brother” është bërë e pamundur.

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ish-çifti më i komentuar në median rozë, Olsi Bylyku dhe Egli Tako, do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3” pas ndarjes së tyre të bujshme.

Mirëpo, së fundmi, Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale më ndjekësit e saj në “Instagram”, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.

“A do të hysh në ‘Big Brother Vip’? Nëse jo ta sugjeroj ta bësh. Do frymëzosh shumë vajza me sjelljen tënde”, ka shkruar fansja.

Egli u ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve, duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e këtij spektakli, pasi ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet t’i realizojë para se të futet në këtë shtëpi.

“E di që keni dëgjuar e lexuar pafund aludime kohët e fundit, por jo nuk do të jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara të cilat duhet ti realizoj”, është shprehur ajo.

Sakaq, emri i Olsi Bylykut, është konfirmuar tashmë si një ndër konkurrentët që do të bëhet pjesë e garës.

Egli, ka vendosur ta refuzojë këtë ftesë, pas pjesëmarrjes së partnerit të saj.

Kur nisën të qarkullojnë zërat për pjesëmarrjen e ish-çiftit në “Big Brother”, të shumtë ishin ata që aluduan se në fakt, ndarja e tyre ishte për lojë dhe se ribashkimi do të ndodhte në ekran.

Por, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, të paktën jo si dy banorë, pasi mund të ndodhë që të shohim edhe një përsëritje të skenarit Bora Donald, duke krijuar një tjetër moment romantik televiziv.

Megjithatë, gjasat duken të vogla, pas inga deklaratat, dyshja duket se nuk është ndarë dhe shumë mirë.

Një ndër emrat e parë që qarkulloi si banore, ishte dhe Cubi Metkaj.

Aktorja e humorit, e cila aktualisht po provon veten edhe si moderatore, duket se nuk do të jetë pjesë e formatit, të paktën jo që nga nata e sotme.

Në instervistat e dhënë pak javë më parë, ajo në mënyrë indirekte zgjodhi ta pranonte faktin se do të ishte prezente.

“Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13”.

Ajo gjithashtu, është shprehur se në format pret që pse jo të gjejë edhe dashurinë e jetës.

“Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi”, shprehej aktorja.

Por, duket se Cubi ka ndryshuar mendje ditët e fundit dhe ajo nuk është pjesë e listës së banorëve që do të nisin këtë garë që në natën e parë.

Deputetja Ori Nebiaj, do të rikthehet sërish në ekran, të cilin e la një vit më parë pasi u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, në radhët e Partisë Demokratike.

Ajo do të jetë opinionistja në edicionin e tretë të “Big Brother Vip”, ku krah Arbër Hajdarit, do të komentojnë dhe do të japin mendimet e tyre, qoftë dhe pikante, lidhur me banorët që më 13 janar do i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi, Ori ka reguar duke thënë se media, por edhe politika, i kanë mësuar vijën e kuqe dhe ka premtuar që në këtë rol të ri që do të ketë do të jetë profesioniste, duke mos bërë tifozëri për askënd nga konkurentët.

“Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij, po nuk kam qenë shumë pjesë për shkak të situatës politike të krijuar…

‘Top Channel’ është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe do ta kem më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me eksperiencë… Media, por edhe politika më kanë mësuar vijën e kuqe mes të qenurit neutral dhe profesional në rolin e opinionistit nuk ka tifozëri dhe as çështje personale, të qenurit i drejtë dhe asnjëherë pal kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”, tha ajo.

Jozi flet për raportin me Loredana Bratin! A janë ende bashkë?

Emision i ngjashëm me “Big Brother”? Arbana Osmani drejt rikthimit në televizion, këtë herë në Top Channel!

Ç’ndodhi mbrëmë në Goca & Gra? Jozi përplaset me Eglën

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje, ja si reagoi ai

A ka folur Joz Marku me Gjestin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”?

TAGGED:Big Brother Vip Albania

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pak orë para nisjes së BBV3, Luizi ka diçka për t’u thënë konkurrentëve: Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte…
Next Article Do të habiteni nga ndryshimi drastik i Polatit, si duket sot aktori që fiksoi shqiptarët(FOTO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë, postuan tituj ‘Kosova është Serbi’
Aktualitet
May 20, 2025
“Sa më shumë luftoni…”/ Horoskopi për sot: Mes teje dhe partnerit ka shumë…
Horoskopi
May 20, 2025
Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit
Politikë
May 19, 2025
Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Politikë
May 19, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Monika Kryemadhi lë pas politikën për aktrimin, zbulon pamje nga xhirimit e filmit, ja titulli

May 18, 2025
Të famshëm

Jeta pas “Big Brother VIP”, Gjesti: Më mungon koha me Eglin

May 18, 2025
Të famshëm

Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes për të bijën, këngën dhe emocionet e Eurovision-it

May 18, 2025
Tv Shows

Prag finaleje, zbulohet renditja e performancave në Eurovision

May 17, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?