Luana Vjollca ka reaguar pas komenteve se Luiz Ejlli e ka satiruar në filmin e tij “Loja e fundit” me një skenë me trëndafila”.
E pyetur për këto zëra në emisionin “Goca dhe gra”, Luana zgjodhi të japë këtë përgjigje:
“Kur kthehesh në ikonë, bëhesh edhe referencë”, u shpreh Luana pa shtuar më shumë komente.
Filmi “Loja e fundit” ka bërë shumë bujë pas prezantimit në kinema, pasi dy protagnistët Luizi dhe Kiara, janë pritur nga mbështetës të shumtë në çdo qytet.
Së fundmi filmi u prezantua edhe në Shkodër.

