Toyota Albania ka njoftuar të gjithë pronarët e automjeteve të markës Toyota se disa modele mund të jenë pjesë e një fushate globale sigurie (Recall Campaign) lidhur me funksionimin e airbag-ëve.
Në njoftimin zyrtar, kompania bën me dije se edhe automjete që nuk janë shitur përmes Toyota Albania si distributor i autorizuar mund të jenë të prekura. Pronari mund të verifikojë statusin e automjetit të tij përmes linkut të dhënë nga kompania dhe, në rast se automjeti është pjesë e fushatës, kontrolli dhe zëvendësimi i inflatorit të airbag-ut. Toyota Albania fton përdoruesit e automjeteve të kontaktojnë shërbimin e saj për të kryer këtë procedurë.

Në një përgjigje për Radar.al Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) sqaroi se nga kompania shqiptare
është kërkuar vënia në dispozicion e listes me te gjitha automjetet e markes Toyota dhe Lexus te regjistruara ne Shqiperi, konkretisht, numrat e shasise (VIN), lidhur me nje thirrje nderkombetare per kontrollin dhe zevendesimin falas te airbag-ve te markes TAKATA, te cilet paraqesnin rrezik per sigurine e drejtuesve dhe pasagjereve.
DPSHTRR mori dijeni nga dergimi i listës te numrave te shasive te automjeteve Toyota dhe Lexus
te prekura nga recall campaign e konstruktorit TOYOTA. DPSHTRR sqaron për Radar.al se kjo listë është verifikuar nga kompania
Alto sh.p.k nga ku rezultuan rreth 14227 mjete objekt verifikimi per kete problematike.
DPSHTRR thekson se ka bashkëpunuar me subjektin Alto sh.p.k për të informuar pronarët dhe për të krijuar lehtësira për kryerjen e verifikimit dhe zëvendësimit falas të sistemit të airbag-ut. Për automjetet e prekura nuk është parashikuar pezullim i qarkullimit, ndërsa inspektorët në qendrat e kontrollit teknik janë udhëzuar të informojnë pronarët për nevojën e verifikimit të automjeteve të tyre.
Ndërkohë, kompania përfaqësuese e Toyota në Shqipëri nuk pranoi të japë sqarime të mëtejshme lidhur me rrezikun konkret që paraqesin këto defekte dhe pasojat e mundshme për drejtuesit e automjeteve edhe pse Radar.al i ka dërguar disa kërkesa për informacion. Kjo mungesë transparence ngre shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, pasi bëhet fjalë për një problem teknik që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e airbag-ut dhe mbrojtjen e jetës në rast aksidenti, edhe pse DPSHTRR e ka konfirmuar zyrtarisht situatën për Radar.al.

