Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar një rritje të shikueshmërisë, kjo për faktin se interesi ka qenë mjaft i madh nga fansat e tij. Kjo nisur edhe nga koha e gjatë që ka kaluar që nga BBV i Luizit, dhe fansave u është ritkhyer nostalgjia për ta parë Luizin edhe një herë 24 në 24.
Edhe pse ky edicion në fakt është dukshëm me audiencë më të madhe se BBV 3 dhe BBV4, ajo që vihet re është se në videot që shfaqet Luizi, shikueshmëria është shumë herë më e lartë se në videot ku shfaqen banorët e tjerë. Kjo tregon se interesimi për Luizin nga fansat, vazhdon të jetë i madh.


