Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Sa vjeç bën sot? Aktorja e shquar Roza Anagnosti feston ditëlindjen, urimi emocionues nga e bija
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Sa vjeç bën sot? Aktorja e shquar Roza Anagnosti feston ditëlindjen, urimi emocionues nga e bija
Kulturë

Sa vjeç bën sot? Aktorja e shquar Roza Anagnosti feston ditëlindjen, urimi emocionues nga e bija

Last updated: October 27, 2023 12:14
3 Min Read
SHARE
Demo

Aktorja e shquar shkodrane e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen e saj të 79-të.

Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër. Ajo është një aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti.

Demo

Vajza e aktores së madhe Roza Anagnosti, Juna, ka bërë një dedikim prekës për 80-vjetorin e lindjes së mamasë së saj.

Lexo edhe:

“Ben Blushi dhe romani që vetëm ateisti guxoi të botojë”
Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez
Bota e artit shqiptar në zi! Shuhet sopranoja Luiza Çako, nëna e Pirro Çakos
DALIN PAMJET e incidentit në TKOB/ Momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

Postimi i vajzës së Roza Anagnostit

Familja jonë sot feston ditëlindjen e bashkëshortes, mamit, nonës Roza! Dhe nëse të gjithë njerëzit urojnë sot artisten e shquar unë dua të uroj njeriun e mrekullueshëm që je.

Dua të përshkoj me imagjinatë 80 vjetët e rrugëtimit tënd të jetës ku jo vetëm talenti, po dhe këmbëngulja, vullneti, ndershmëria, sensibiliteti, dhembshuria dhe sakrifica e madhe të bënë të jesh artistja dhe njeriu i çmuar për ne.

Shumë pak njerëz i njohin sakrificat e tua të mëdha brenda e jashtë skenës dhe ekranit, dorë për dore me dashurinë tënde, shokun e jetës Dhimitër.

Ti ke gëlltitur shumë lot: kur shkoje te prindërit e tu të varfër e të persekutuar, kur detyroheshe të merrje borxh për të arritur në fund të 15-ditëshit, kur me sebepin e biografisë kishte kolegë që të sabotonin, kur e mbushje gjithmonë më pak pjatën tënde.

Ti ke qenë bijë, motër, mbesë, bashkëshorte, nuse, kunatë, nënë, teze, hallë, vjehërr, gjyshe e sakrificës. Je kujdesur pa rezerva për të gjithë me mish e me shpirt. E ke ndarë kafshatën e familjes tënde pa hezitim me kë ka pasur nevojë. Shtëpia jonë në Tiranë, që unë e quaja “Hotel Anagnosti”, i kishte gjithmonë dyert e hapura, në çdo kohë, për njerëzit e fisit që vinin nga Vlora, Shkodra e Korça. Tani edhe nga Italia e Amerika.

Edhe gurët e Jalit e njohin përkushtimin tënd.

Ti vetëm vrapoje. Takat e tua trokisnin nga Teatri ne shtëpi, nga shtëpia në Kinostudjo, nga shtëpia nëpër spitale, kaq e kaq herë.

Ti dhe tani, kur je vetëm, vrapon, veçse pa taka.

Ka shumë për të thënë për ty mami im dhe ky post nuk mjafton.

Ti ke Nënë Terezën në shpirt dhe me vargjet e saj përpiqesh të lehtësosh dhimbjen dhe sakrificat e tanishme që Zoti të rezervoi.

Do të të jemi debitorë për jetë mami e shtrenjtë.

Dhe sot familja jote e vogël të uron: GËZUAR DITËLINDJEN!

Ti ke shumë akoma për të thënë e për të dhënë dhe ne si publik i privilegjuar do jemi gjithmonë në radhë të parë

Të duam përjetësisht:

bashkëshorti i shtrenjtë Dhimitër,

vajzat Juna dhe Era

dhëndurët Tonin e Ali

mbesa Marigò

nipat Jon, Anteo e Stefan

Shmanget tragjedia në TKOB, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë pasi tenori italian harroi ta priste
Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur
‘New York Times’ rendit filmin shqiptar “Pikë Uji” si një nga 5 filmat që nuk duhen humbur
Tragjike/ Humb jetën artisti i njohur së bashku me gruan dhe vajzën e tij, dalin detajet e rënda
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I tha se është shtatzënë me burrin e saj, Orinda Huta: Shaka pa kripë (VIDEO)
Next Article “E the vetë apo…?”, pyetja për Oltën që la pa fjalë Luiz Ejllin: Je i vetëdijshëm çfarë ke pyetur domethënë?

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

EMRI/ Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin në dhomën e gjumit
Aktualitet
October 27, 2025
Ekskluzive/ Arbana Osmani rikthehet në Festivalin e Fundvitit?
Tv Shows
October 27, 2025
Këshillon gjithë prindërit për rritjen e fëmijëve, por mjeku Edi Tushe tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir
Sociale
October 27, 2025
Pse ky vendim? Egli Tako jep njoftimin e papritur në Instagram
Të famshëm
October 27, 2025

Lexo edhe:

Kulturë

Qeveria shpall një ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

September 2, 2025
Kulturë

Arti në zi, shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori Dhimitër Anagnosti

September 1, 2025
Kulturë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

July 6, 2025
Kulturë

Rrëfimi prekës i vajzës së Artan Lames: Java e fundit me babanë tim, më bëri një dhuratë…

June 20, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?