Vajza e ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, Fiona ka publikuar këtë të hënë një foto me të atin. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një imazh nga fëmijëria, kur ishin me pushime dhe e përqafonte të atin e gëzuar.
“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.
Pak ditë më parë, ajo kujtoi kohën kur i ati ishte president, me një foto ku kanë pozuar së bashku.