Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Ronela Hajati tjetër thumb ndaj ish-të dashurit: Meshkujt që s’dinë të më kënaqin, i dëboj nga jeta ime(FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Ronela Hajati tjetër thumb ndaj ish-të dashurit: Meshkujt që s’dinë të më kënaqin, i dëboj nga jeta ime(FOTO)
Profili i VipaveTë famshëm

Ronela Hajati tjetër thumb ndaj ish-të dashurit: Meshkujt që s’dinë të më kënaqin, i dëboj nga jeta ime(FOTO)

Last updated: July 4, 2021 20:17
9 Min Read
SHARE

Këngëtarja Ronela Hajati pas publikimit të këngës “Alo, Alo” ka qenë e ftuar në emisionin show “Binjakët” dhe gjatë intervistës, pyetjes se çfarë dënimi u jep djemve që s’e kënaqin në lidhje, ajo iu përgjigj: “I dënoj me dëbim, pra, duke i larguar nga jeta ime!”.

Kjo përgjigje u komentua si një thumb tjetër për ish-in Young Zerka. Pavarësisht ndarjes, Ronela Hajati dhe Young Zerka vazhdojnë të përfliten në mediat rozë.

Lexo edhe:

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti
Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)
Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar te “Soiree”, ku foli jo vetëm për anën profesionale, por edhe për jetën private. Pak kohë më parë, artistja ka lancuar albumin “Rron”.

Ajo tregoi se këtë emër e ka përzgjedhur nisur nga vetë emri i saj ‘Ronela’, të cilin ia ka vendosur i ati, por edhe sepse dëshiron që këngët e saj të rrojnë gjatë dhe të lënë gjurmë. Mirëpo, ajo nuk mundi t’u shpëtonte dot edhe pyetjeve pikante, sigurisht në lidhje me ish-partnerin e saj, Young Zerkën, shkruan Panorama.

“Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje, sepse…?”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares, e cila u përgjigj: “Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje. Përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë lamtumirë”.

LEXO EDHE:

Rudina Dembacaj “i nxjerr bojën” Frrokut: Është në ishull me gruan, shokun dhe dashnoren! (VIDEO)

Ndërkohë, pyetja e radhës ishte: “Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?”. Ronela Hajati u përgjigj menjëherë: “Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim nuk është e përjetshme”.

Ndërsa në një postim të mëparshëm në “Instagram”, ajo shkroi se ka festuar edhe kur para një ore qante apo kur e mbyste dhimbja pa e parë askush. Ronela Hajati u shpreh se ka pasur momente kur pyeste veten “A mund të shkojë më keq se kaq? Dhe po, shkonte”. Por shtoi se në të tilla raste e vetmja gjë që të ngelet të bësh është të bëhesh e fortë.

Ndërsa ndau edhe një mesazh për ndjekësit: “Më tha dikush sot: ‘Vishemi dhe rregullohemi, por e kemi zemrën copë’ dhe m’u kujtua kur pyesja veten: ‘A mund të shkojë më keq se kaq?’ Dhe Po! Shkonte… Ronela ka festuar edhe kur para një orë qante, edhe kur më vonë e mbyste dhimbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që ngelet të bësh! Kur të mundesh festo! Zemra e nje gruaje është një oqean me mistere”.

Para disa muajsh u mësua se ajo dhe Zerka nuk kishin më asnjë kontakt me njëritjetrin, duke i bërë të gjithë të mendojnë se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Por, ndonëse beqare, si një vajzë që i përket botës së muzikës, Ronela e ka përzgjedhur që tani këngën e dasmës së saj.

E ftuar tek “ABC e pasdites”, këngëtarja zbuloi se kënga që i ka “vjedhur” zemrën është “Is This Love”. “Ja me këtë do martohem unë. Kur të martohem do jetë kjo kënga patjetër. Kjo është për mua kënga e dashurisë më e bukur që më pëlqen shumë, sepse pavarësisht se ka atë valsin e dasmën për të kërcyer, ajo titullohet “Is this love”. Që do të thotë në fund të ditës unë prapë do dyshoj se edhe ai që e kam ndarë mendjen për ta pasur është i duhuri”.

Gjatë disa pyetjeve të shpejta, Hajati tha se nuk është fare xheloze në një marrëdhënie. “Alo, Alo”, një nga këngët hit prej vitesh të Festivalit të Këngës të Kënduara nga artistë si Luan Zhegu, u kthye në mollë sherri mes Ronela Hajatit dhe autorëve të këngës. Hajati e risolli këngën “Alo” pak ditë më parë, në një bashkëpunim me reperin kosovar, Vig Poppa, një këngë e punuar dhe e përshtatur me trendet e vitit 2021.

Por që në nisje të tij i lajmëron njerëzit për risjelljen e projektit të shumëdëgjuar në Festivalin e 26-të me tekst të Agim Docit dhe muzikë të Osman Sulës, që u vlerësua asokohe me çmimin e dytë. Bashkëpunimi i Ronelës dhe Vig numëron deri mijëra klikime duke provuar kështu faktin se projekte të risjella nga vitet e mëparshme janë gjithmonë të suksesshme për shkak të nostalgjisë që mbartin në vete dhe kuriozitetin e risjelljes së tyre.

Por bashkë me suksesin ka ardhur dhe sherri, duke rikthyer dhe një herë konflitin e e të drejtave të autorit, çështje ende e pazgjidhur në Shqipëri. Nuk vonoi dhe Agim Doçi foli kundër Ronela Hajatit, pasi këngëtarja i ‘vodhi’ tekstin e “Alo Alo”. Në referencat e cituara nga Hajati në kanalin e saj zyrtar në “Youtube”, ajo nuk harroi të citonte personin që ishte kujdesur për paraqitjen e saj të jashtme, për veshjet e saj, Zaimina Vasjari, ndërsa për sa u përket të drejtave të autorit, këngëtarja ka vendosur emrin e Osman Mulës, për vijën melodike.

Ronela Hajati ka rikthyer këngën “A do të vish”, të kënduar nga Luan Zhegu në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, në vitin 1987, dhe teksti i shkruar nga Agim Doçi e muzika e krijuar nga Osman Mula kanë ardhur në zërin e Ronela Hajatit dhe reperit Vig Popa, me disa miksime të vogla, për të krijuar atmosferë verore. Agim Doçi u tregua i prerë kur tha se ‘hajdutët do të ndëshkohen’, duke paralajmëruar një padi në Gjykatë për të drejtat e autorit.

“Hajdutët do ndërshkohen patjetër!”.Edhe vetë këngëtarja Ronela Hajati ka pranuar se nuk ka marrë leje për tekstin e këngës “A do të vish” nga tekstshkruesi Agim Doçi, duke u mjaftur me miqësinë që pretendon se ka me të. Ajo tha se për pjesën e tekstit që ka marrë nga kjo këngë, ka kërkuar leje nga Luan Zhegu dhe Osman Mula dhe ka marrë konfirmim prej tyre.

“Agimin e kemi mik, s’ka lidhje këtu për Gjykatë!”, tha ajo. Por nuk zgjati shumë dhe erdhi një dekaratë tjetër nga Doçi. Autori i këngës “A do të vish” foli për projektin muzikor që është bërë remake nga Ronela Hajati dhe Vig Poppa.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Agim Doçi tha se në këngën e saj “Alo”, Ronela Hajati ka cituar Luan Zhegun, i cili në fakt është interpretues, jo autor. Ndër të tjera, nuk u kursye ndaj Luan Zhegut, për të cilin tha se nuk e ka për herë të parë krahëmarrjen, por nga ana tjetër përgëzoi Ronela Hajatin kësaj here dhe i uroi sukses.

Në fund ai e fali duke thënë: “Asokohe, u quajt këngë buletin. Zoti Zhegu nuk e ka për herë të parë këtë krahëmarrjen. Ronela ka bërë shumë mirë që e ka marrë dhe i uroj sukses! Do ishte kënaqësi e madhe nëse merren perlat, por jo të bastardohen. Ronela të flejë e qetë se xhaxhi Gimi nuk e ka hedhur në gjyq”.

/Panoramaplus.al

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

TAGGED:Ronela Hajati

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Rudina Dembacaj “i nxjerr bojën” Frrokut: Është në ishull me gruan, shokun dhe dashnoren! (VIDEO)
Next Article Policia ndryshoi mendje në momentin e fundit, pse nuk e transportuan me helikopter pilotin grek pasi e zbuluan se ishte vrasësi
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 6, 2025
Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025
Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, dhe profecia që i tha grekja në Hotel: Ja clçdo u ndodhë shqiptarëve
Aktualitet
June 6, 2025
Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, humbin jetën
Aktualitet
June 6, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

June 2, 2025
Të famshëm

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

June 1, 2025
Të famshëm

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

June 1, 2025
Të famshëm

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

June 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?