Rihanna është bërë nënë për herë të parë. Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë me 13 Maj. Këngëtarja fituese e Grammy-t konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e saj në janar pasi u fotografua me barkun e rrumbullakosur krah partnerit, A$AP Rocky-t.
Një ditë më parë, qarkulloi nëpër media lajmi se këngëtarja mund të kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. Ishte një grua që pretendonte se punonte në spitalin në Los Angeles ku Rihanna solli në jetë bebin e saj, e cila ndau lajmin në Facebook.