Saturday, April 20, 2024

|

spot_img

Rama dedikim prekës për të ëmën: Mund të derdhësh lot pse iku, ose të buzëqeshësh se jetoi

po lexohet

Një ditë pas ndarjes së saj nga jeta kryeministri Edi Rama ka bërë një dedikim prekës për të ëmën Aneta Rama.

Teksa e shoqëron me një foto të tij në fëmijëri ku shfaqet bashkë me nënën e tij, kreu i qeverisë si asnjëherë tjetër shkruan disa vargje prekëse dedikuar asaj që ai e quan ylli i shtëpisë.

Rama falënderon të gjithë ata që përmes mesazheve të panumërta i janë gjendur pranë në këtë ditë të vështirë, duke i bërë apel të kujtojnë nënat që nuk i kanë më ose të gëzojnë praninë e saj.

**Më poshtë shkrimi i plotë nga kryeministri Edi Rama

Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit.

Aneta Rama mbylli sytë një ditë më parë në moshën 82-vjeçare duke lënë pas dy djemtë Olsi dhe Edi Rama.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e dha vetë kreu i qeverisë, ndërsa së bashku kërkuan nga të afëm dhe familjarë të mirëkuptonin zhvillimin e një ceremonie mortore private për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndarja nga jeta e Aneta Ramës shkriu dje edhe akujt e politikës, duke qenë se shumë figura kundërshtare të kryesocialistit i shprehën ngushëllime për humbjen e njeriut të shtrenjtë, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta.

të fundit

A do ta prezantojë Ledioni BBV vitin e ardhshëm? Ja mesazhi i koduar që u dha banorëve

Teksa BBV, ndodhet në javët e fundit të transmetimit në edicionin e tretë të tij, në rrjet kanë nisur...

të ngjashëm