Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Pse ka zgjedhur heshtjen bashkëshorti i Fjolla Morinës pas arrestimit, mister edhe shtatzënia e shumëpërfolur
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Pse ka zgjedhur heshtjen bashkëshorti i Fjolla Morinës pas arrestimit, mister edhe shtatzënia e shumëpërfolur
Profili i VipaveTë famshëm

Pse ka zgjedhur heshtjen bashkëshorti i Fjolla Morinës pas arrestimit, mister edhe shtatzënia e shumëpërfolur

Last updated: July 24, 2021 13:17
6 Min Read
SHARE

Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, me 19 korrik finalizohet arrestimi i këngëtares Fjolla Morina. Ajo u arrestua në Prishtinë pranë dyqanit të saj të veshjeve, gjatë orarit të drekës.

Morina është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municioneve në Shqipëri. Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator 2020 në Pikën Kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete, shkruan Panorama Plus.

Lexo edhe:

Gjesti u shpall fitues, Rozana zbulon çfarë i tha partneri i saj pas daljes nga Big Brother
Egli merr një vendim të rëndësishëm: Heq dorë përfundimisht nga Gjesti…
Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim kanabisi në Australi
“Dashuria e njerëzve më ka mbushur zemrën”/ Ndarja me bashkëshortin, flet koreografja e njohur Enada Hoxha

Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7”, ndërsa iu gjet një armë në çantë dhe një në bagazh. Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer. Para se të arratisej, Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Fjolla deklaroi se bashkëshorti i ardhshëm dhe shoferi nuk kishin dijeni për armët, kështu që arriti t’i shpëtojë dhe ata u lanë të lirë. Që nga dita e arrestimit ka kaluar thuajse një javë dhe nuk ka asnjë reagim nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Fisnik Sylaj. Mbase duhej t’i dilte në krah, t’i jepte kurajë, por ai ka zgjedhur të heshtë dhe ne nuk e dimë arsyen e kësaj zgjedhjeje. Avokati Fanol Krasniqi tha se këngëtarja është arrestuar para gjithë lagjes në mënyrë të dhunshme.

“Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi i dihej adresa e banimit, madje e njëjta ka edhe nënshtetësi. Fjolla Morina nuk është thirrur paraprakisht që të intervistohet apo t’i tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestuar para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdhëresë. Vetëm verbal ‘Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërkuar ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor’”, tha avokati Krasniqi.

Ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë dokumentacion në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri. Avokati tha se ndaj këngëtares ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë, pasi vendimi i Gjykatës së Kukësit për dënimin me 6 vite burg të Morinës, është apeluar nga ana e tyre në Gjykatën e Shkodrës.

Ndërkohë, ka edhe një fakt tjetër interesant. Fjolla Morina dhe prokurori i saj, Edmond Karriqi, kanë pasur të njëjtin fat. Të dy pas hekurave. Këngëtarja u arrestua pasi ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërsa prokurori u ndalua për korrupsion. Edmond Karriqi disa muaj më parë ka pasur një përplasje me Gjykatën e Kukësit, pasi ka mbuluar çështjen e arrestimit të këngëtares së njohur Fjolla Morina.

Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. SPAK njofton se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës.

LAJMI I DY MUAJVE MË PARË PËR NDARJE ME BASHKËSHORTIN

Ndërkohë, rreth dy muaj më parë, disa media raportonin se Fjolla Morina mund të jetë ndarë nga bashkëshorti i saj, i cili thuhet se është një biznesmen i rëndësishëm që zotëron disa hotele dhe biznese të tjera. Nuk e dimë se nga mund të ketë dalë ky lajm, por i pyetur nga mediat, Fisnik Syla e mohoi ndarjen.

Më pas, ai publikoi foto me Fjollën duke kaluar fundjavën. Edhe ditën kur vajza e Fjollës mbushi 18 vjeç, rreth një javë më parë, ai nuk mungoi duke i bërë një urim publik për ditëlindje.

Një tjetër mister është edhe fakti që Fjolla Morina flitej që ishte shtatzënë. Ditën e arrestimit, ajo kishte veshur një fustan të gjerë dhe nuk kuptohej nëse ishte apo jo. Një video e publikuar pak javë më parë nga Fisniku, tregonte Fjollën duke fjetur dhe barku i saj ishte i rrumbullakosur.

Nuk dihet akoma nëse kjo është e vërtetë ose jo dhe nëse është kështu, atëherë Fjolla po qëndron në burg ndërkohë që është shtatzaënë. Kujtojmë që gjatë kohës kur Fjolla kërkohej nga Policia, ajo organizonte ceremoninë luksoze të martesës në Maldive me bashkëshortin aktual, Fisnik Sylaj, i cili ka pasur një familje dhe dy fëmijë para se të martohej me Fjollën.

Ai i ka siguruar asaj një jetë luksi dhe Fjolla tani jeton në një supervilë si dhe ka hapur biznesin e saj. Fisniku publikonte herë pas here në rrjete sociale foto të Fjollës duke evidentuar ngjashmërinë e gruas së tij me Kim Kardashian dhe krenohej me të, ndërkohë që tani ka pllakosur një heshtje totale, pas arrestimit të saj.

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa në kërkim, bashkëshortja del para gjykatës

Shokon ish-banori i BBVA, pozon krejtësisht i zhveshur

Një rrëfim ‘tronditës’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma

Egli publikoi foto provokuese, Xheneta i shpall “luftë

“Big Brother” mbaroi, Neda Balluku flet pa dorashka — Ja çfarë thotë për Arbër Hajdarin

TAGGED:fisnik sylafjolla morina

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Olimpiada e Tokios: Distria Krasniqi e pathyeshme, i dhuron Kosovës medalje ari
Next Article Aludimet se është në një lidhje me Capital T, reagon për herë të parë Nevina Shtylla dhe e thotë troç

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
May 25, 2025
Horoskopi 25 maj 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
May 25, 2025
Tre shenjat e zodiakut që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme
Horoskopi
May 24, 2025
Nga lodhja tek ekspozimi në diell, ja çfarë e shkakton dhimbjen e kokës
Shëndeti
May 24, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji qe ngriti dyshime

May 22, 2025
Profili i Vipave

Kiara Tito rrëfen momentin më të vështirë në Portokalli: Gati po qaja në prapaskenë

May 21, 2025
Të famshëm

“Luizi më kontaktoi”, Laert Vasilin zbulon bisedën me këngëtarin: Çfarë në tha

May 21, 2025
Të famshëm

Xheneta nxjerr sekretin e lidhjes Jozi-Loredana

May 21, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?