Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Pse Big Brother Vip që tani mund të quhet një sukses/ Arbana, tjetër nivel! Balina, me shënjestër të lartë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Pse Big Brother Vip që tani mund të quhet një sukses/ Arbana, tjetër nivel! Balina, me shënjestër të lartë
Të famshëmTv Shows

Pse Big Brother Vip që tani mund të quhet një sukses/ Arbana, tjetër nivel! Balina, me shënjestër të lartë

Last updated: November 24, 2021 13:23
5 Min Read
SHARE

Që kur në media u fol se do të fillonte Big Brother Vip, shumica prej nesh ka menduar se ky reality-show do të ishte një sukses i madh.

E gjitha zhurma e madhe në fakt filloi që kur në media dolën emrat e parë se kush do të prezantonte Big Brother Vip, ku konkurrenca u fokusua më pas në dy emra: Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Burime për Vip-magazine.al kanë konfirmuar se vendimi se kush do të drejtonte këtë reality-show ka qenë disi i vështirë dhe drejtuesit e Top Channel kanë vendosur për Arbana Osmanin pas sondazheve që kanë bërë e ku dukshëm, publiku ka votuar që ajo të drejtonte Big Brother Vip.

Lexo edhe:

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën!
U kap duke u përqafuar me kolegen e tij në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë biznesmeni
Vajzat e ekraneve në burgje, Klodiana Lala zbulon detajet: Njëra hynte çdo javë dhe takonte bosin e…

Nuk është një nismë e lehtë të realizosh programe mediatike gjigante si ajo e Big Brother Vip, por në fakt duhet theksuar se ky sukses ka pas kuintave edhe dy emra të rëndësishëm, producentët e Big Brother Vip, Lori Hoxha dhe Sara Hoxha.

Me nuhatjen e babait të tyre, Tanit, duket se motrat Hoxha kanë mundur të gjejnë balancat e duhur, njerëzit, personazhet Vip, që absolutisht e kanë bërë Big Brother Vip, hapësirën mediatike më të ndjekur në Shqipëri, e madje duke u zgjeruar edhe në Kosovë.

Kur tashmë jemi në gjysmën e rrugëtimit të këtij reality-show, vendimet që kanë marrë drejtuesit e Top Channel, si për personazhet, opinionistët dhe moderatoren e Big Brother Vip kanë qenë të duhurat.

Të gjithë u çuditen me zgjedhjen e Arbër Hajdarit si opinionist i Big Brother Vip, kjo për shkak të profilit krejt ndryshe të tij, dhe në fakt fillimi i tij nuk kishte gjë për të shënuar.

Por, me kalimin e disa puntatave, në fakt Arbri po ja del shumë mirë që të japë mendime të duhura në kohën e duhur, dhe ndaj personit të duhur.

Të mos flasim për Balinën. Balina Bodinaku ka treguar në shumë raste se gjykimet që jep, i ka jo vetëm të sakta, por me një kthjelltësi intelektuale, që i jep një tjetër ngjyrë Big Brother Vip. Rasti më i fundit, ishte opinioni që dha për këngëtaren Fifi, e cila më pasi humbu ndjenjat. Sikur edhe të ishte menduar apo ta kishte shkruar më parë, nuk do të ishte aq reagimi i goditur dhe me vend i Balinës ndaj Fifit.

Sepse, ky është një reality-show, nuk është emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Asnjë nga banorët nuk mund të kushtëzohet për të folur ndaj një banori tjetër për shkaqe shëndetësore, fizike, psikologjike. Aty janë për t’u gjykuar për mendimet, debatet, lojën e tyre, e jo kush sëmurët më shpesh e kush nxiton i pari të humbë ndjenjat.

Balina ia tha me shumë kulturë dhe me shumë qytetari atë që mendojnë shumica e shqiptarëve për Fifin. Fifin e duam të gjithë si artiste, por Big Brother Vip nuk është ambient meditimi apo Manastir ku shkohet për të gjetur paqen me veten.

Banorja që mund të vlerësohet për sensin e argumentit dhe debatit e të menduarit tani për tani është Einxhel dhe kjo ka sjellë që shumë prej banorëve ta shikojnë si konkurrente të fortë e për këtë e kanë sulmuar vazhdimisht edhe pse në shumicën e rasteve pa të drejtë, siç mund të jetë rasti i fundit, debati me Monikën.

Sepse Monika, që kur është futur në Big Brother Vip, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka parë me përbuzje disa banorë dhe ka qenë skemaxhia më e madhe aty. Megjithatë, Einxhel, përtej debateve ka mundur të ruajë etikën dhe tonin e zërit.

Ajo çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme, vulosi përfundimisht idenë që shumë shqiptarë mendojnë: Arbana Osmani ka lindur për të drejtuar Big Brother.

Menaxhimi që i bëri situatës, një ngjarje me shumë të panjohura dhe që po ndodhte LIVE, e ka konfirmuar përfundimisht atë si moderatoren më të mirë shqiptare. Sigurisht një rol të rëndësishëm në këtë sukses ka edhe regjisori Eduart Grishaj, pasi mesiguri është shumë e vështirë të koordinosh dhjetëra kamera për të nxjerrë finalin e duhur.

Në fund, mund të themi me bindje: Në të gjitha kafenetë, ambiente pune, është e pamundur të mos flitet për Big Brother Vip, çka ka bërë që edhe pse ka akoma kohë për të përfunduar, mund të cilësohet si pa frikë i suksesshëm.

/Vip-Magazine.al/

Arbana Osmani tregon për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë
“Të ka dal emri që shkon në burgje”, koment i ashpër për Efin, ja si përgjigjet ajo
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit!
Çdo ditë tek varri i gruas, historia prekëse e aktorit Agron Llakaj
‘A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?’ Ledri Vula jep përgjigjen befasuese
TAGGED:Arbana osmaniBalina BodinakuBig Brother VIPlori hoxhaSara hoxha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Në prag të martesës, Çiljeta bën gjestin e ëmbël për portierin e Partizanit (FOTO)
Next Article Konkurrenti i “Për’puthen” flet për marrëdhëniet intime dhe bën deklaratën që i habiti të gjithë

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen e njohur: Nuk zgjati shumë, morëm masa
Aktualitet
July 18, 2025
SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare
Aktualitet
July 18, 2025
MOTI SOT/ Vijojnë temperaturat e larta në vend
Moti
July 18, 2025
Horoskopi 18 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
July 18, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Sara dhe Erik Fullani filmohen bashkë, publikohet video

July 15, 2025
Të famshëm

Reagojnë Egli dhe Gjesti pas deklaratës së fortë të Anaid Kalotit

July 15, 2025
Profili i Vipave

“Ke zgjedhur të jetosh në jetën time”/ Kjo është përgjigja e partneres së Mevlanit për Livian

July 15, 2025
Tv Shows

Ja emisioni ku do e shohim Arbana Osmanin në shtator

July 14, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?