Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Prokuroria bullgare zbulon se çfarë e shkaktoi zjarrin në autobusin e aksidentit tragjik
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Prokuroria bullgare zbulon se çfarë e shkaktoi zjarrin në autobusin e aksidentit tragjik
Botë

Prokuroria bullgare zbulon se çfarë e shkaktoi zjarrin në autobusin e aksidentit tragjik

Last updated: November 25, 2021 17:15
4 Min Read
SHARE
Demo

Prokuroria bullgare, e cila po e heton rastin e aksidentit të autobusit në të cilin e humbën jetën të paktën 44 vetë nga Maqedonia e Veriut të martën, tha të enjten se sipas gjetjeve të para, zjarri është shkaktuar nga goditja e fuqishme e autobusit në gardhin metalik të autostradës.

Kryeprokurori bullgar, Borislav Sarafov u tha gazetarëve se fërkimi i autobusit me bankinat metalike dhe asfaltin ka shkaktuar shkëndija dhe përfshirjen më pas në flakë të karburantit e vajit motorik, teksa “jastëkët e ajrit janë nxehur duke bërë që djegia të marrë hov dhe të shkaktohet zjarr i përmasave të papara”.

Prokuroria bullgare tha se jane gjetur 44 kufoma në autobus, vdekja e të cilëve është pasojë e asfiksimit nga tymi; se shtatë veta kanë mbijetuar dhe ndodhen në spital, ndërsa ka dilema për fatin e personit të tetë, të supozuar si të mbijetuar, në bazë të dëshmisë së njërit prej të mbijetuarve.

Lexo edhe:

I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)
Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

Zoti Sarafov tha se ishin gjithsej 52 udhëtarë së bashku me shoferët që kishin hipur në autobus dhe se po bëhen kërkime për personin e tetë të mbijetuar, ndërsa dilema e parë e prokurorëve është se gjatë një pauze 20 minutëshe, një nga udhëtarët ta ketë ndërruar autobusin. Katër autobusë të agjencisë “Besa-trans” po udhëtonin nga Stambolli përmes Bullgarisë për në Maqedoninë e Veriut.

Kryeprokurori bullgar e hedh poshtë mundësinë e një akti terrorist në këtë rast. Ai po ashtu i hodhi poshtë spekullimet se në vendngjarje të kishte pasur dëshmitarë të tjerë, përveç shtatë pasagjerëve të mbijetuar, katër prej të cilëve burra dhe tri gra.

Por, prokuroria bullgare ende nuk është e sigurt se si u përhap aq shpejt dhe furishëm zjarri në autobus, për çka pritet të bëhen hetime nga ekspertët e zjarreve, të trafikut dhe të automjeteve. Prokuroria hedh poshtë versionet se shkaku i zjarrit të ishte nga kanistrat me naftë në autobus, sepse tre tubat që janë gjetur nuk kanë qenë të mbushura me naftë, por janë gjetur vetëm mbetje të naftës, ndërkohë që tubat nuk janë djegur.

Prokuroria në Sofje bëri të ditur se ka shenja që aksidenti të jetë shkaktuar nga gabimi njerëzor, por se kjo do të duhet të konfirmohet nga ekspertiza. “Por, nëse shkaku qëndron tek sinjalizimi i keq në autostradë, atëherë do të ketë përgjegjësi”, tha zoti Sarafov.

Ndërkohë, shpërthimi, të cilin e kanë dëgjuar të mbijetuarit, ka qenë nga goditja e fuqishme e autobusit në gardhin metalik të autostradës, sipas prokurorisë bullgare.

Autobusi i agjencisë “Besa-trans” nuk kishte qenë i pajisur me licencën e duhur për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe për këtë lëshim në kufirin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë janë pezulluar dy doganierë maqedonas, ndërsa priten sanksione edhe ndaj eprorëve të tyre.

Edhe autoritetet bullgare kanë parlajmëruar kërkim përgjegjësie nga policia dhe dogana e tyre.

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj
E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës
Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator
E frikshme! Udhëtonte për në Davos, “Air Force One” i Donald Trump pëson defekt gjatë fluturimit, lëvizje urgjente
DASH merr vendimin e RËNDË për Shqipërinë dhe Kosoven
TAGGED:aksident

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Përdhunoi nipin e tij të mitur, arrestohet në kufirin e Morinës 45-vjeçari/ Detaje nga ngjarja e rëndë
Next Article Meri Shehu jep lajmin e mirë për këto shenja: Një ndryshim i madh po vjen

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Romeo Veshaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Heidi Baci
Të famshëm
March 20, 2026
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet
March 20, 2026
Romeo Veshaj tregon nëse është penduar për pjesëmarrjen në Big Brother Vip Albania
Tv Shows
March 20, 2026
Mësoni si do të jetë moti ditën e sotme, kushte atmosferike të paqëndrueshme
Moti
March 20, 2026

Lexo edhe:

Botë

Kërcet arma në Kosovë! Sherr me plumba, plagosen serbët dhe një shqiptar

January 13, 2026
Botë

Gjendet e vdekur në një hotel vajza e aktorit të njohur, dyshimet e para

January 2, 2026
Botë

Franca ndjek shembullin e Australisë, planifikon ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

December 31, 2025
Botë

SEKRETI rreth Michael Schumacherit, ja kush e di të vërtetën e gjendjes së legjendës gjermane…

December 27, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?