Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Projektligji/ PS heq gjininë e tretë: Ka vetëm burrë dhe grua
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Projektligji/ PS heq gjininë e tretë: Ka vetëm burrë dhe grua
Aktualitet

Projektligji/ PS heq gjininë e tretë: Ka vetëm burrë dhe grua

Last updated: October 16, 2025 09:28
5 Min Read
SHARE
Banner

Partia Socialiste ka depozituar sot pranë Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale një set prej 22 amendamentesh për projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, i cili është planifikuar të kalojë për votim në Kuvend më 30 tetor.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë përmirësimin e formulimeve ligjore dhe “qartësimin e koncepteve që lidhen me barazinë mes burrave dhe grave”.

Amendamentet përfshijnë heqjen ose zëvendësimin e disa termave që lidhen me identitetin gjinor, orientimin seksual dhe përkatësinë e shumëfishtë, duke e kufizuar ligjin tek dy gjinitë tradicionale.

Lexo edhe:

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës

Ndryshimet e propozuara nga grupi socialist prekin një pjesë të gjerë të neneve të draftit dhe synojnë, sipas relacionit shoqërues, përmirësimin e formulimeve ligjore dhe “qartësimin e koncepteve që lidhen me barazinë mes burrave dhe grave”.

Në propozimin e dorëzuar, ndryshimet fokusohen kryesisht në heqjen ose zëvendësimin e disa termave që lidhen me identitetin gjinor, orientimin seksual dhe përkatësinë e shumëfishtë, duke i zëvendësuar ato me formulime më të përgjithshme.

Konkretisht, në nenin 1 të projektligjit, pika 2 ndryshohet duke zëvendësuar fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

Në nenin 2, në shkronjën “a”, propozohet të hiqet shprehja “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”, ndërsa në nenin 4 janë kërkuar disa heqje, përfshirë fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre”, “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore” si dhe përkufizimin “orientim seksual”.

Në nenin 6, pika 1, PS kërkon të hiqen termat “orientimit seksual, identitetit gjinor, shprehjes së identitetit gjinor ose karakteristikave të seksit”.

Po ashtu, në nenin 7, pika 1, kërkohet heqja e shprehjes “apo pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”.

Në nenin 10, që ka të bëjë me politikat gjithëpërfshirëse, socialistët propozojnë që fjala “gjithëpërfshirëse” të hiqet nga titulli dhe përmbajtja, ndërsa termat “përkatësi e shumëfishtë” të zëvendësohen me “vulnerabiliteti”.

Në nenin 12, që lidhet me barazinë në vendimmarrje, fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen në disa pika, ndërsa në nenin 17, që trajton pjesëmarrjen e grave në jetën publike, propozohen heqje të ngjashme të fjalive që lidhen me “diversitetin” dhe “përkatësinë e shumëfishtë”.

Në nenin 18, pika 1, PS kërkon që fjala “e gjithëpërfshirës” të hiqet.

Në nenin 22, pika 1, shkronja “d”, dhe në pikën 2, termi “e gjithëpërfshirëse gjinore” hiqet.

Po ashtu, në titullin e Kreut IV, që lidhet me përfaqësimin gjinor në institucionet publike, propozohet që fjala “gjithëpërfshirëse” të fshihet. Në nenin 24, hiqet fjalia që parashikonte se “kuota gjinore synon të arrihet duke integruar kriteret e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit gjinor në procedurat e konkurrimit dhe emërimit”.

Ndryshime të ngjashme bëhen edhe në nenin 25, ku hiqen termat “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre”, si dhe fjalitë që lidhen me “përfaqësim gjithëpërfshirës”.

Në nenin 26, Kreun VI dhe një sërë nenesh të tjera nga 33 deri në 44, Partia Socialiste kërkon heqjen e çdo reference ndaj “përkatësisë së shumëfishtë”, “diversitetit gjinor”, “eliminimit të stereotipeve gjinore” apo “orientimit seksual”.

Në nenin 38, fjalitë “luftën kundër stereotipeve gjinore” dhe “eliminimin e stereotipeve gjinore” hiqen tërësisht, ndërsa në nenin 44 kërkohet që të fshihet çdo përmendje e “përkatësisë së shumëfishtë”.

Në total, amendamentet e paraqitura nga PS prekin pothuajse çdo nen të projektligjit, duke e zhvendosur theksin nga termat që lidhen me identitetin dhe orientimin gjinor, drejt një qasjeje më të kufizuar që e përkufizon barazinë gjinore kryesisht si barazi mes grave dhe burrave.

Projektligji me amendamentet përkatëse pritet të shqyrtohet në Komisionet parlamentare përpara se të kalojë në seancë plenare më 30 tetor, ku do të hidhet për votim.

U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?
Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
TAGGED:GjiniteKryesorepartia socialiste

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Horoskopi 16 tetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Next Article Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 15, 2026
Horoskopi 15 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 15, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 13, 2026
Horoskopi 13 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 13, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

October 11, 2026
Të famshëm

Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA

October 10, 2026
Të famshëm

A e ke menduar rikthimin? Albërie Hadërgjonaj rrëfehet mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin

October 10, 2026
Tv Shows

Luiz Ejlli i kërkon falje Beatrix Ramosajt përmes tezes: Përqafoje nga unë dhe Kiara

October 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?