Wednesday, December 11, 2024

Po nisesh për udhëtim? Ja disa këshilla se si ta bëni gati valixhen në mënyrë ideale

Hello shoqe…

Sot do ju jap disa këshilla shumë të vlefshme (gjithmonë sipas meje) se si duhet të bëjmë gati valixhen kur na pret një udhëtim. Unë kam dy lista te “note” dhe sa herë duhet të lëviz, si brënda dhe jashtë Shqipërisë, i hedh një sy atyre. Njëra për verë dhe tjetra për dimër.

Zakonisht, mbushim valixhen me gjëra të kota, të tepërta sepse nuk bëjmë një plan se çfarë do veshim. Gjëja e parë që duhet të shohim është koha dhe të përshtatemi me të. E dyta dhe jo më pak e rëndësishme është kohëzgjatja e udhëtimit pasi në bazë të tij do bëjmë “outfits” gati. Marrim rastin e një udhëtimi në fundjavë. Dita e nisjes ka dy veshje, atë që do udhëtojmë dhe darka. E nesërmja, kemi përsëri dy veshje, paraditja dhe mbasditja. Kthimi një veshje, ajo e rrugës. Me këtë rregull, ne marim 4 veshje total edhe të gjitha të menduara mirë. Mos harroni këpucët. E mira është të marrim diçka që na duket bukur me të gjitha dhe patjetër dhe një palë taka. Nuk do jemi fiks gjerman pasi ndonjë t-shirt shtesë mund ta marrim për ndonjë të papritur. Gjithashtu, udhëtimet me makinë na lejojnë ta teprojmë pak, ndryshe nga ato me avion ku pesha e valixhes ka rëndësi.

Mbas gjërave kryesore në dukje vazhdojmë me:

-ndërresa, çorape, çantë

-kremra, shampoo, furça dhe çdo gjë për higjenën personale

-tharëse, pjastër, mashë (nëse i përdor)

-tualetettttttt dhe aksesorët e flokëve

-karikues

-pashaporta

-kremra plazhi ose shall (sipas sezonit)

Çdo grupi të mësipërm mund t’i shtojmë aksesorë të tjerë që,për secilën nga ne,janë të domosdoshëm, dhe mund të heqim të tjera që si përdorim.

Kryesoret janë rrobat që zënë vendin më të madh. Prandaj bëhuni më racionalë dhe mos kini merak se diçka aty ku do ikni, do ta blini. Forcë zakoni…

Ps: Se mos dukem si mendje lehtë dhe thoni që kam harruar gjërat e rëndësishme si rezervime, kontroll makine, bileta avioni. Këto nuk janë detyrat tona…. hi hihi

spot_img

Te fundit

112,000FansLike
189,000FollowersFollow
18,000FollowersFollow
66,000SubscribersSubscribe
spot_img

Related articles

Komento

Komentoni këtu
Vendosni emrin këtu!