Tuesday, December 24, 2024

Po mbante koncert, këngëtari Aleksandër Gjoka përfundon me urgjencë në spital

Këngëtari Aleksandër Gjoka është përballur me një situatë të pakëndshme mbrëmjen e djeshme.

Teksa po mbante një koncert në qytetin e Beratit, ka pasur disa shqetësime shëndetësore. Mësohet se ai ka pasur luhatje tensioni, megjithatë sipas gazetarit të ABC, ai ka mundur ta përfundojë koncertin.

Më pas është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit, ku ka matur tensionin dhe më pas ka bërë edhe një serum. Pasi është ndjerë më mirë këngëtari Gjoka ka lënë ambientet e spitalit për të vazhduar më pas agjendën e tij.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me këngëtarët Redon Makashin dhe Elton Deda.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles