Saturday, December 28, 2024

Plas sherri/ Arjan Çani i kthehet keq Mustafa Nanos dhe nuk lë gjë pa thënë: Ky është skandal o burrë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Arjan Çani debatoi ashpër në analistin Mustafa Nano në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe përgjakjen e fushatës në Elbasan ku mbeti i vrarë, Pjerin Xhuvani dhe 4 persona të plagosur.

Debati:

Mustafa Nano: Këto grupet e opozitës janë një çmenduri shqiptare.

Arjan Çani: Duket si çmenduri shqiptare, por në kontekstin që jetojmë, edhe ditën e verës, çmenduri dukeshin pamjet, ku Pjerin Xhuvani, është kapur në filmime. Xhuvani ishte një nga njerëzit e kapur në filmime në përplasje me palën tjetër. Po të ishim në një vend ku do kishim polici jo politike, këta njerëz do ishin ndaluar dhe ai do të ishte gjallë. Po ta nxjerrësh nga konteksti, këto grupet duken si çmenduri, por në këtë vend, zgjedhjet janë bipartizane. Në çdo vend tjetër Ministria e Brendshme organizon zgjedhjet. Ndërsa këtu janë bipartizane. Rama në 2013, kush e ndihmoi të vinte në pushtet?

Mustafa Nano: Grupet kriminale?

Arjan Çani: Me gjithë të fortët. Ishin edhe në 21 janar ata në Bulevard. Në Shqipëri, ende nuk ka ardhur koha që zgjedhjet të bëhen pa të fortë. Ky është konstatim fatkeq. Ne do të themi ku jetojmë dhe pastaj mund të themi, se çfarë vendi do të dëshironim të kishim.

Mustafa Nano: Jetojmë në një situatë shumë konfuze, për faj të politikës, pushtetit.

Arjan Çani: Një pushtet që do të rrijë në pushtet me vota të blera dhe të trafikuara, është pushtet kriminal. Provat po dalin, me karta ID që po blihen, me ushqime… Ky është skandal o burrë. Situata është kjo. Në këtë vend palët nuk pranojnë që vota të jetë e lirë. Këtu do të vejë keq e më keq. Kush do i mbrojë votat ore Muçi? Muçi përse ke vënë komisionerë nga partitë. Përse nuk ka organizim civil? Pse habitesh që njëra palë ka ca njerëz…

Mustafa Nano: Nuk lejohet ore Çani. E para, fakti që palët kanë numëruesit e tyre është bërë me ligj. Kjo strukturë tjetër, është e paligjshme.

Arjan Çani: Është e paligjshme? Jo mo vlla, unë kam pesë shokë që dua të më mbrojnë sepse policia nuk më mbron. Ata shokët kanë armë me leje. Se po ti kishin pa leje, do të ishte ndryshe situata. Në furgon Muçi, kishte pistoleta pa leje. Është neveri e paparë, duhet ta pranojmë. Po ta them, ne nuk e dimë ç’do ndodh në këto momente. Mos u çudit të mbërrijnë lajme makabër. Sepse këta janë zgjatimi i palëve.

Mustafa Nano: E pranoj unë…

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu