Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Përllogaritja e pensioneve së shpejti do bëhet në qendër e jo më në rrethe, projektligji shkon në Kuvend, ja kategoritë që përfitojnë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Përllogaritja e pensioneve së shpejti do bëhet në qendër e jo më në rrethe, projektligji shkon në Kuvend, ja kategoritë që përfitojnë
Ekonomi

Përllogaritja e pensioneve së shpejti do bëhet në qendër e jo më në rrethe, projektligji shkon në Kuvend, ja kategoritë që përfitojnë

Last updated: June 24, 2023 07:56
4 Min Read
SHARE

Atyre që janë duke u përgatitur të dalin në pension nuk do t’u llogaritet e caktohet masa e pensionit në rrethin ku jetojnë, por në qendër. Kjo paralajmërohet në nismën ligjore të depozituar në Kuvend. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të krijojë një qendër unike për përllogaritjen dhe caktimin e pensioneve, duke e reduktuar gradualisht veprimtarinë e drejtorive rajonale. Ky zhvillim paralajmërohet në ndryshimet e fundit që janë bërë në ligjin për sigurimet shoqërore, ku përjashtohen  nga pagesa e sigurimeve pensionistët e vetëpunësuar. Në relacionin e nismës evidentohet se përllogaritja dhe caktimi i pensioneve në një qendër të vetme dhe jo nëpër qendrat rajonale, është një eksperiencë që zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria, vijon relacioni, i ka krijuar kushtet për të ndërmarrë një lëvizje të tillë, duke qenë se ka grumbulluar materialin arkivor. “Caktimi dhe llogaritja e pensioneve në një qendër të vetme ka disa avantazhe në administrim, cilësi, kontrollin e afateve si dhe zbatimin unik të ligjit” evidentohet më tej në relacion. Një ndryshim tjetër i ligjit është ai që lidhet me pensionet e ngrira në banka në rastet kur përfituesi ndërron jetë. Shtesa që propozohet ka për qëllim dhënien e së drejtës organeve të sigurimeve shoqërore të nxjerrin titull ekzekutiv për të bërë të mundur kthimin në llogaritë e sigurimeve shoqërore të kësteve mujore të pensioneve që janë gjeneruar dhe kaluar padrejtësisht në llogarinë bankare të pensionistit. Bazuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, ISSH-ja gjeneron dhe xhiron pensionin mujor në llogarinë bankare dhe në degën e bankës që ka zgjedhur vetë pensionisti, për çdo muaj.

Kreditimi

Ndërkohë, kreditimi i pensionit ka limitin deri në gjashtë muaj. Çdo 6 muaj pensionisti duhet të konfirmojë në bankë rregullshmërinë e pagesës së përfitimeve, në këtë mënyrë edhe qenien e tij në jetë. Nga praktika e përditshme kanë rezultuar raste, sidomos ndër pensionistët që janë rezidentë jashtë shtetit, se kur pensionisti ka ndërruar jetë çregjistrimi i tij në Regjistrin e Gjendjes Civile është bërë me vonesë, ndërkohë që pensioni ka vazhduar t’i kreditohet në llogarinë e tij bankare edhe pas ndarjes nga jeta. Në shumicën e rasteve, këstet e gjeneruara për pagesë, për llogari të pensionistit, nuk janë tërhequr dhe kanë mbetur në llogarinë e tij bankare, janë bllokuar për t’u bërë të pa pagueshme, por nuk mund të kthehen në llogaritë e fondit me kërkesë zyrtare të organeve të sigurimeve shoqërore.  Në këto raste, nisur nga statusi ligjor i llogarive bankare individuale, për kthimin e shumave, bankat kërkojnë një vendim gjykate. Për zgjidhjen e kësaj problematike për këto raste, është parashikuar shtesa ligjore që i mundëson institutit që të nxjerrë një titull ekzekutiv për bankat që i mundëson tërheqjen e parave.

Lexo edhe:

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Euro dhe dollari ulen sërish, me sa shiten e blihen monedhat e tjera
Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

Ligji për strehimin social

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur për ndryshimet ligjore në ligjin e strehimit social, ndërsa theksoi se do t’i hapet rrugë një seri programesh dhe lehtësirash për kategori të ndryshme të administratës publike, pjesë e të cilave do të jenë edhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas saj, mjekët e rinj deri në 38 vjeç, që kanë përfunduar periudhën e provës në institucionin e punësuar, nuk posedojnë një banesë të tyren ose kanë një banesë të vogël, janë pjesë e kategorive që përfitojnë kredi të buta për blerjen e banesës, së bashku me përfituesit e statusit “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” si dhe punonjës të administratës publike që plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë ligj.

Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja sa do të shitet benzina
Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK
Mos kërkoni arsye, thjesht paguani! Modeli i ri nga Vodafone Albania dhe One Albania
A do të rritet çmimi i biletave të transportit urban? Ja çfarë thotë ministri Karakaçi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Disa këshilla për të shmangur tharjen e lëkurës gjatë verës
Next Article Qeni kafshon në prapanicë një pushuese në Australi

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për partnerin: Ka klinikë që e trajton, por është çështje lekësh
Të famshëm
May 10, 2026
Një në dy të rinj evropianë e përdorin Inteligjencën Artificiale si person të besuar
Teknologji
May 10, 2026
Vritet i riu, mik i ngushtë i Atdhe Xharavinës: Si ndodhi ngjarja e rëndë
Aktualitet
May 10, 2026
Përplasje mes Mateos dhe çiftit Selin-Gimbo, merr fund miqësia mes tyre
Të famshëm
May 10, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Këlliçi dyshime për bankën online, Jet Bank: A ka lidhje me Forex?

March 30, 2026
Ekonomi

Hakerat vjedhin databazën e Posta Shqiptare, ekspozohen edhe të dhënat e kredimarrësve te IUTE Credit?

March 27, 2026
Ekonomi

Pas naftës dhe vajit të lulediellit, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentet

March 27, 2026
Ekonomi

Euro dhe dollari prekin fundin, me sa shiten e blihen monedhat e huaja

March 16, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?