Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Përgjimi në qeli “fundos” djalin e Azem Hajdarit/ Si mashtroi policinë për drogën
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Përgjimi në qeli “fundos” djalin e Azem Hajdarit/ Si mashtroi policinë për drogën
Aktualitet

Përgjimi në qeli “fundos” djalin e Azem Hajdarit/ Si mashtroi policinë për drogën

Last updated: July 26, 2021 22:22
6 Min Read
SHARE

Pak ditë më parë u shoqërua në polici djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Shoqërimi i tij u bë nga Policia e Elbasanit, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit hashash. Së bashku me të u shoqërua edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll. Ndërkohë OraNews raporton se përgjimet ambientale kanë zbuluar se sasia prej 8.8 gramë lëndë narkotike hashash e sekuestruar nga policia e Elbasanit, i përket Azem Hajdarit junior, djalit të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari.

Pavarësisht se Azem Hajdari në momentin e shoqërimit ra në ujdi me shokun e tij, Ergi Gjumsi, për të marrë ai përsipër posedimin e lëndës narkotike, hileja e Hajdarit është zbuluar nga policia, pasi kjo bisedë mes dy shokëve është përgjuar nga oficerët e policisë.

Nesër në gjyq

Lexo edhe:

Tërhiqet nga tregu qumështi “Aptamil”, që përdoret për foshnja! Është toksik
Zgjidhni mësuesin më të mirë vitit, tre vendet e para do të marrin me vete nga një çmim nga fondacioni “Mirash Ivanaj”
Policia tha se 14-vjeçari qëlloi efektivët me gurë/ Reagojnë prindërit e të miturit: E dhunuan, ai po shikonte për kanaçe te koshat
DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati…

Nisur nga kjo situatë të dy miqve u është komunikuar arrestimi dhe akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Për shkak se Azem Hajdari, është në vitin e fundit të shkollës dhe për shkak se ende, prokuroria nuk është njohur me rezultatet e akteve të ekspertimit-biologjik, është kërkuar caktimi i masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor. “Ora News”, mëson nga gjykata e Elbasanit, se prokuroria e këtij qyteti ka dërguar për gjykimin dosjen penale, kundër Azem Hajdarit dhe shokut të tij, Ergi Gjumsit, duke kërkuar për dy personat caktimin e masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor. Pritet që ditën e nesërme të vendosë gjykata e Elbasanit.

Demo

LEXO EDHE:

Duket kënduar “Thërret Prizreni mori Shkodër”/ Publikohen pamje prekëse nga atmosfera në autobus para momentit fatal(VIDEO)

Cigarja në makinë

Sipas materialeve hetimore, rezulton se në datë në datën 23 korrik 2021 rreth orës 19 : 50 punonjësit e policisë së Elbasanit kanë kontrolluar automjetin tip ” Audi” me targe AA 330 YZ, me sens lëvizje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit. Në makinë udhëtonin 3 persona, drejtuesi i automjetit ishte Ergi Gjumsi, pasagjer në vendin e parë, Azem Hajdari dhe një vajzë, e fejuara e këtij të fundit, e ulur në sediljen e pasme. Gjatë kontrollit fizik të Azem Hajdarit, në xhepin e majtë të tuteve sportive është gjetur një cigare të dredhur, me filtër, e mbushur me lëndë e dyshuar si ajo e kannabis sattiva. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të automjetit me targa AA 330 YZ në sediljen e pasme është gjetur një çantë, ngjyrë kafe me kuadrate, marsup meshini, me rrip ngjyrë kafe. Brenda saj janë gjetur 5 paketime të mbështjella me letër alumini ngjyre varaku, ku brenda tyre kish material bimor i cili për nga aroma dhe karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike bimore te llojit “Cannabis sattiva”.

E gjithë sasia e drogës e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ishte 8.8 gramë, duke përfshirë dhe ambalazhin njofton prokuroria. Të tre të rinjtë po udhëtonin nga Tirana në Pogradec, për të shkuar tek shtëpia e Ergit.

Dëshmia e Azemit

Hajdari ka pohuar se nuk është përdorues i ndonjë lëndë narkotike. Ka treguar në polici se më datë 23 korrik 2021, ka shkuar në shtëpinë e shokun të tij, Ergi Gjumsi, për t’u nisur për Pogradec. Para se të nisej, i ka marrë një palë tuta dhe një bluzë, të cilat i kishte veshur.

Kur kanë mbërritur në Elbasan, ai deklaron se janë ndaluar nga punonjësit e policisë dhe në xhepin e tutave, që kishte veshur i kanë gjetur një cigare të dredhur, për të cilët punonjësit e policisë i kanë thënë se dyshonin që ishte me lëndë narkotike cannabis-sattiva.

Hajdari ka deklaruar se tutat i’a kishte marrë Ergit dhe se nuk kishte dijeni se çfarë kishte në xhepat e tutave dhe as në çantën që i përkiste Ergit.

Dëshmia e shokut

Ndërsa Ergi Gjumshi, në dëshminë e tij ka marrë përsipër pronësinë e drogës duke deklaruar se: “…jam përdorues i kësaj lënde narkotike prej disa vitesh dhe për herë të fundit kam konsumuar ditën e djeshme. Lëndën narkotike deklaroj se e kam blerë atë ditë te një person të cilin nuk e njoh, në afërsi të vendit të quajtur “Parku i autobuzave” në qytetin e Tiranës. Lidhur me dozat e gjetura unë deklaroj se kam blerë pesë cope me qëllim për ti konsumuar gjatë pushimeve verore…”.

Përgjimet

Nga veprimet e kryera në lidhje me këtë procedim penal rezulton se çanta ku është gjetur lënda narkotike i përket personit të arrestuar Azem Hajdari, pasi në këtë çantë gjendet dhe fatura e parkimit të mjetit me të cilin ai së bashku me të dashurën e tij kanë qenë te një lokal me datë 18 korrik 2021.

Po kështu përgjimi ambiental në qeli zbuloi bisedat mes njëri-tjetrit mes Azem Hajdarit dhe Ergi Gjumshit ku thuhet se sasinë e lëndës narkotike të gjetur dhe sekuestruar në mjet, ta marrë përsipër Ergi Gjumshi.

Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?
Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet
Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri
A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Dosja e hakerimit të SPAK/ Kush janë zyrtarët në grupin e WhatsApp-it që shpërndanin materialet
TAGGED:azem hajdaridroge

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Duket kënduar “Thërret Prizreni mori Shkodër”/ Publikohen pamje prekëse nga atmosfera në autobus para momentit fatal(VIDEO)
Next Article Marin Mema vijon punën me shtëpitë e tërmetit krah shoqatës “Sali Çekaj” (FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Përjashtimi me zarf të zi nga Big Brother VIP, reagon Keijsi: Ja çfarë thotë për Inën dhe Stelinën!
Të famshëm
January 28, 2026
“Mos e hap më këtë temë…”, Dj Gimbo ndalon Rogertin të flasë për vdekjen e vëllait të Gjestit
Të famshëm
January 28, 2026
Priten reshje shiu, ndërsa në zonat malore borë! Sa do të jenë temperaturat sot
Moti
January 28, 2026
Horoskopi, 28 janar 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve
Horoskopi
January 28, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Elektriçisti hero që rrezikoi jetën mes stuhisë dhe reshjeve të dendura të dëborë!

January 22, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

January 22, 2026
Politikë

Rama merr vendimin: Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut

January 21, 2026
Sociale

Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës një fitore për shqiptarët

January 21, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?