Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Pandemia muaj pas muaji, në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan, rekord në Europë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Pandemia muaj pas muaji, në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan, rekord në Europë
Aktualitet

Pandemia muaj pas muaji, në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan, rekord në Europë

Last updated: February 1, 2021 08:22
8 Min Read
SHARE

Pandemia e Covid-19 po rezulton me pasoja të rënda lidhur me fatalitetet që ajo ka shkaktuar në vend, e përkeqësuar sidomos në dy muajt e fundit të vitit, ku ritmet e rritjes kanë qenë më të lartat në Europë.

Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Monitor, sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria e Gjendjes Civile bënë të ditur se për gjithë vitin u regjistruar gjithsej rreth 28 mijë jetë të humbura, me rritje prej rreth 28% si në krahasim me mesataren e 2015-2019 ashtu dhe me vitin 2019. Në total, shtesa e vdekjeve, pjesa dërrmuese e të cilëve vlerësohet nga mjekët se ka ardhur nga Covid-19 ishte rreth 6 mijë persona.

Nëse i shohim të dhënat muaj pas muaji, panorama ndryshon tërësisht nga periudha në periudhë.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, dhe profecia që i tha grekja në Hotel: Ja clçdo u ndodhë shqiptarëve
Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, humbin jetën
Gëzuar ditëlindjen… po pse në mesnatë me krisma?

Në janar dhe në shkurt, kur për pandeminë dihej shumë pak dhe askush nuk e merrte seriozisht, teksa ajo nuk kishte mbërritur ende në Europë, vdekjet shënuan një trend normal, madje ulje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë (-9.1% në janar dhe -5.2% në shkurt).

Në mars, muaji i parë kur zyrtarisht u regjistruan rastet e para me Covid-19 në vend dhe filloi karantina e ashpër për të parandaluar përhapjen e infeksionit, vdekjet e regjistruara ranë ndjeshëm, por kjo lidhet më shumë me mbylljen e vendit dhe pamundësinë e kryerjes së veprimeve në Gjendjen Civile. Këto fatalitete u regjistruan në prill, ku u shënua një rritje e lartë. Për këtë arsye, këto dy muaj i llogarisim së bashku, ku ndryshimi në raport me mars-prill të një viti më parë është me një rritje të lehtë prej 3%.

Në maj, kur filloi dhe hapja graduale e ekonomisë, jetët e humbura ishin pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë. Tendenca rritëse filloi që në muajin qershor, (+12.4%), teksa rihapja nxiti shtimin e infeksionit. Në korrik ritmet e rritjes së vdekjeve filluan të përshpejtohen (+15.9%). Në gusht, që përkon me kulmin e sezonit turistik, funksionimin e bareve të natës, dhe lëvizjet brenda vendit ishin të shtuara, vdekjet u rritën me një ritëm të lartë prej 47.4%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas gushtit, marrja e disa masave, si mbyllja e lokaleve të natës dhe përfundimi i pushimeve i lehtësoi pak situatën, që gjithsesi vijoi të mbetej e përkeqësuar në raport me një vit më parë. Në shtator dhe tetor, vdekjet u rritën përkatësisht me 33.6% dhe 32.9%.

Vala tjetër dhe më e rëndë e pandemisë deri tani kulmoi në muajt nëntor dhe dhjetor. Pas hapjes së shkollave dhe fillimit të motit të ftohtë, që shtoi grumbullimet në ambiente të mbyllura (nga 1 tetori lokalet u lejuan të funksiononin dhe në hapësirat ebrendshme), shkalla e infeksionit u përhap gjerësisht, çka ndikoi dhe në rritjen e lartë të fataliteteve. Qeveria shqiptare u mjaftua me kufizime të lehta dhe nuk e pa si opsion mbylljen, ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës, çka çoi dhe në një tejmbushje të spitaleve.

Të dhënat zyrtare të akteve të vdekjeve, nga Gjendja Civile, tregojnë se nëntori dhe dhjetori ishin realisht muaj shumë tragjikë. Në nëntor u shënuan gjithsej rreth 3,370 jetë të humbura, me një rritje prej 111% në krahasim me të njëjtën periudhë të një muaji më parë. Mesatarisht në nëntor humbën jetën 112 persona në ditë, nga 53 persona në ditë në nëntor 2019. Vetëm shtesa e vdekjeve në nëntor ishte gati 59 persona në ditë, që potencialisht janë fatalitete të shkaktuara nga pandemia.

E njëjta situatë vijoi edhe në dhjetor, ku u shënua një rekord i ri prej rreth 4,160 jetë të humbura, me një rritje prej 98% në krahasim me dhjetorin e një viti më parë. Në muajin e fundit të vitit humbën jetën 134 persona në ditë, nga 68 persona një vit më parë. Vetëm shtesa e vdekjeve në dhjetor ishte 66 persona në ditë.

Për të gjithë periudhën nëntor-dhjetor, kur kulmoi pandemia, shtesa e fataliteteve në ditë rezulton të ketë qenë 63 persona. (nga spitalet Covid, maksimumi ditor i fataliteteve të raportuara ishte deri në 19 (në datën 24 nëntor). Në periudhën nëntor-dhjetor u regjistruan 64% e totalit të vdekjeve shtesë për gjithë 2020-n.

Krahasimi me Europën, sipas Eurostat; Asnjë shtet nuk ka pasur rritje mbi 100%

Rritja e fataliteteve është konstatuar kudo në Europë përgjatë 2020-s. Eurostat raportoi pak më herët se pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars -tetor 2020 ne krahasim me mesataren e se njëjtës periudhë në vitet 2016-2019. Nga të dhënat rezultoi se, rreth 297 500 vdekje të tjera ndodhën në BE gjatë periudhës maj-tetor krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016 – 2019.

Shtesa bruto e vdekshmërisë ishte e lartë në prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019. Më pas gjatë muajve, sipas Eurostat, shtesa e vdekjeve u lehtësua disi dhe nisi përsëri në gusht – shtator, me valën tjetër të pandemisë. Vdekjet shtesë u rrit me 8% në shtator dhe me 17% në tetor mbi mesataren. Treguesi u rrit më tej në nëntor 2020 në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me të dhënat në dispozicion.

Nga të dhënat e detajuara të rritjes mujore të publikuara nga Eurostat rezulton se asnjë shtet në valën e vet ciklike të pandemisë, përgjatë mars-nëntor, nuk ka shënuar rritje aq të lartë sa Shqipëria në nëntor (+111%). Rekordin në BE e mban Polonia, me rritje të fataliteteve prej 97% në nëntor dhe Sllovenia me 91% po në nëntor. Italia, një prej shteteve më të goditura ka pasur kulmin e pandemisë në mars dhe prill (+49% dhe +41%), për të rënë në nivele një shifrore deri në shtator dhe duke u rritur sërish me 13% në tetor.

Treguesi më real i pasojave të pandemisë dhe i krahasueshëm mes shteteve, do të jetë ai i shtesës së fataliteteve për 1 milionë banorë. Të dhënat e plota nuk janë ende të disponueshme, por për Shqipërinë ky tregues është mbi 2 mijë vdekje për 1 milionë banorë. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare te institutit statistikor italian,dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ky tregues nuk e kalon vlerën e 1500, shumë më i ulët se në Shqipëri!/Monitor

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!

Dëshmia/ “Suel Çela mendoi se isha në gjumë”, i ekzekutuan të vëllain, Alibej: Aksesoja sistemin TIMS! Nga Çopjat, Qosja e Dumani, i kisha me foto hyrje-daljet e tyre

E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO)

TAGGED:Pandemia

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Reshje shiu dhe dëbore: Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Next Article “Produksioni ishte në dijeni”, reagon Tea: Ka ardhur koha të dini të gjithë të vërtetën(VIDEO)
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025
Kushtoni më shumë kohë me njeriun tuaj të zemrës, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme
Horoskopi
June 6, 2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Të famshëm
June 5, 2025
Babai, si i dyshuar/ Detaje tronditëse nga vrasja tragjike e tri motrave të vogla: U gjetën me duar të lidhura dhe qese plastike në kokë
Botë
June 5, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

June 5, 2025
Kulturë

E trishtë, vritet aktori i njohur para shtëpisë së tij, dyshohet se.. (EMRI&FOTO)

June 4, 2025
Aktualitet

Rrëfimi i gjeneralit që u bë President/ Moisiu flet për herë të parë për Mehmet Shehun, fortifikimin e Sazanit dhe tensionet me Greqinë!

June 4, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera?

June 4, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?